Astrologji
Horoskopi nga Paolo Fox për nesër, e shtunë 20 Korrik 2024:
Published
4 months agoon
By
pasqyraJa pasqyra zodiakale e horoskopit për nesër 20 korrik 2024 shenjë pas shenje nga astrologu Paolo Fox!
Lexoni horoskopin e ditës nga Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: pasqyra astrologjike për ditën e shtunë 20 korrik 2024 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin, përkthyer nga noa.al.
Horoskopi i Paolo Fox nesër, 20 korrik 2024: parashikime për të gjitha shenjat e zodiakut
Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër Hëna do të jetë ende në disonancë: jini të kujdesshëm për 24 orët e ardhshme. Kini kujdes që të mos bëheni shumë kritikë ose të mbingarkuar me partnerin/en, mos pretendoni të keni gjithmonë të drejtë. Megjithatë, kjo është një ditë që hapet në një mënyrë mjaft efektive dhe është interesante për ata që duan të rinisin një sfidë dhe të përjetojnë ndjesi të reja dhe të këndshme. E diela pritet të jetë dita e rikuperimit të kësaj jave që po mbyllet.
Demi: Tani e tutje do të mund të menaxhoni çështjet e punës në një mënyrë krejtësisht të re në krahasim me të kaluarën. Afërdita do të bëhet sërish aktive në gusht: ata që janë të zhgënjyer ose janë lënduar në dashuri do të mund të kapërcejnë shumë frikëra muajin e ardhshëm. Për momentin do ju duhet të përballeni me një ish apo një familjar që ka disa kohë që krijon probleme. Nga ana tjetër, kjo ditë duhet t’i kushtohet dashurisë: Jeni një person që duhet të ketë hapësirën e tij për reflektim, por që është gjithashtu i gatshëm të japë të gjithë veten nga pikëpamja sentimentale.
Binjakët: Të kesh hënën në opozitë nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjërat duhet të shkojnë keq, por mund të tregojë se ka diçka që duhet shqyrtuar. Këshilla është që të mos e humbni durimin. Në këtë moment është thelbësore të zgjidhni disa probleme të vogla. Edhe pse mund të keni pasur disa vështirësi ditët e fundit, mos harroni se e keni Jupiterin në krah. Nëse dëshironi të përparoni, qoftë edhe në punë, mos u përmbani e mos u frenoni as përballë pengesave më të mëdha.
Gaforrja: Këtë të shtunë 20 korrik, Hëna në opozitë mund të ndikojë për disa polemika të vogla që do t’i shkaktoni edhe vetëm për të testuar të afërmit. Tregohuni të matur, si në dashuri ashtu edhe në vendin e punës dhe përpiquni t’i mbani larg luhatjeve të humorit. Në vija të përgjithshme kjo është një ditë me ndikim: Të kesh Venusin në shenjë jo vetëm që përfaqëson rritje, por mund të çojë në disa avantazhe shtesë.
Luani: Këto ditë ju nxirrni në pah një sharm të jashtëzakonshëm: përfitoni prej tij, për të treguar veten, për të kuptuar njerëzit se kush jeni. Yjet janë aq të rëndësishëm sa do të jetë e mundur të fitoni një sfidë dashurie ose ndoshta të rizbuloni një ndjenjë. Janë ditë ideale për dashuri, lidhje dhe udhëtime. Ata që tashmë kanë një histori të mirë, do të jenë në gjendje të mbështeten tek këto yje për të ndërtuar diçka të rëndësishme. Marsi në aspektin e mirë ndihmon për t’u rikuperuar nga pikëpamja fizike.
Virgjëresha: Siç përshkruan në horoskopin e tij Paolo Fox, këtë të premte 20 korrik, Hëna ndodhet në një aspekt të favorshëm dhe për rrjedhojë do t’ju japë forcë të madhe e do t’ju lejojë të rikuperoni. Fundjava do ta rikthejë në epiqendër dashurinë: duhet ta shfrytëzoni. Beqarët do të bënin mirë të përfshiheshin dhe të bënin miq të rinj.
Peshorja: Të shtunën 20, duhet ta trajtoni me kujdes. Hëna në katror mund të shkaktojë disa ulje-ngritje të bezdisshme. Ka nga ata që duhet të rifitojnë më shumë forcë fizike, veçanërisht nëse në të kaluarën kanë pasur tensione që u kanë shkaktuar çrregullime psikosomatike. Mundohuni të gjeni më shumë harmoni të brendshme. Për fat të mirë, ju jeni gjithmonë shumë të vëmendshëm dhe të ekuilibruar kur përjetoni emocione dhe marrëdhënie që ju interesojnë. Kujdes me paratë.
Akrepi: Në këtë periudhë mund të përjetoni vështirësi apo dyshime në dashuri. Ka nga ata që kanë të bëjnë me një person të pakapshëm, ka nga ata që duan të testojnë një marrëdhënie. Yjet ju ftojnë t’i kushtoni vëmendje situatave ku jeni, përndryshe rrezikoni të shkaktoni tensione të reja gjatë fundjavës.
Shigjetari: Ditë në të cilën e gjeni veten në një gjendje stresi dhe nervozizmi të madh. Kjo mund të tregojë edhe faktin se është e nevojshme të thuhet e vërteta e fshehur nga ndonjë keqkuptim ose nga krenaria e tepruar. Për të lënë pas problemet e fundit duhet të filloni të dilni përsëri, të udhëtoni, të lëvizni, të takoni njerëz. Ju gjeni forcë dhe fitoni njohuri përmes takimeve dhe miqësive. Keni të drejtë që nuk e kufizoni veten, por shmangni teprimin dhe më mirë të mbështeteni më shumë në aftësitë tuaja për sa kohë që Jupiteri është përballë.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër Hëna do të jetë ende në shenjë: do të keni forcë dhe një aftësi të mirë për veprim. Afërdita ju inkurajon të jeni më pak të rreptë dhe pak më të përshtatshëm dhe të kuptueshëm ndaj të tjerëve. Jeni gjithmonë shumë të qartë për përpërfundimin e marrëdhënieve, miqësive dhe të gjitha atyre situatave që nuk funksionojnë më. Kur vijnë këto ditë që ju arrini të bindni veten se kaq ishte, sigurisht që nuk ktheheni më pas tek ajo që iku.
Ujori: Një ditë për të marrë frymë lirisht, sidomos nëse ka pasur një krizë të vogël, qoftë edhe ekzistenciale. Marsi i lidhur me Jupiterin tek Binjakët do të nxisë rebelimin tek ju. Për të rikuperuar dhe mbrojtur pavarësinë që ju karakterizon, jeni gjithashtu gati të ndryshoni rrënjësisht jetën tuaj. Megjithatë, yjet ju ftojnë të mos hidhni hapa të rrezikshëm në sferën e punës.
Peshqit: Në këtë ditë rikthehet pak stopim. Duhet të sillni në vëmendje faktin se së fundi ka qenë një periudhë mjaft e ngarkuar në punë. Muajt e fundit ka patur nga ata që u është dashur të përballen me tensione të ndryshme ose u është dashur të presin ndihmë financiare nga të tjerë. Duhet t’u kushtoni më shumë vëmendje vigjilente njerëzve ziliqarë dhe atyre që nuk ju kuptojnë. Ju prireni të jeni shumë kritikë ndaj të tjerëve. Nëse doni të thoni fjalën tuaj, do të duhet të jeni të sigurt për atë që thoni, përndryshe rrezikoni të përthitheni nga keqkuptime. Por pa merak, fundjava nuk do të mbyllet pa lejuar paqtimin./noa.al