Connect with us

Astrologji

Horoskopi i Brankos për ditën e mërkurë 28 gusht 2024 për të gjitha shenjat zodiakale

Published

on

Horoskopi i Brankos pritet me interes nga shumë të apasionuar pas astrologjisë dhe zodiakut. Astrologu i famshëm i RDS-së është një nga më të ndjekurit dhe dallon atë mes ekspertëve të panumërt të yjeve dhe planetëve. Noa.al ju sjell zodiakun e të mërkurës 28 përkthyer nga RDS.

Dashi: Hëna në kuadraturë mund të shkaktojë një rënie fizike, si dhe pak axhitim të brendshëm. Kujdes mos e lëshoni në raportin tuaj intim, nervozizmin që do të ndjeni, përndryshe rrezikoni të nxisni debate të panevojshme.

Demi: Sipas horoskopit të Brankos nesër yjet do të favorizojnë veçanërisht sferën e punës. Kushdo që është përfshirë në një negociatë ditët e fundit, mund ta gjejë veten me një kontratë për të nënshkruar.

Binjakët: Nesër yjet mund t’ju gjejnë fjalë për fjalë, si një person të pangopur për dashurinë: dhe kjo, në sajë hyrjes së afërt të Venusit në qiellin e mikut tuaj Peshorja. Jeta juaj e dashurisë do të ketë një shtysë të re dhe do ju dhurojë emocione të veçanta…

Gaforrja: Nesër dhe pasnesër Hëna do të kalojë qiellin tuaj: përgatituni të fiksoni të gjitha, intuitën, frymëzimet dhe ëndrrat e pandalshme që ylli i zbehtë do të nxisë tek ju. Një ide e papritur mund të jetë e suksesshme në të ardhmen.

Luani: Nesër mund të ndaleni për të bërë një bilanc të kësaj vere: një bilanc sigurisht pozitiv. Dhe kjo është vetëm një shije e asaj që ju pret në shtator. Jeni gati të filloni një periudhë plot fitore dhe kënaqësi të madhe.

Virgjëresha: Siç tregon horoskopi i Brankos, e nesërmja premton të jetë një ditë shumë e dobishme për të filluar planifikimin e muajve të ardhshëm. Vjeshta në fakt do të sjellë ndryshime drejtimi, ndryshime grupesh, rolesh, madje në disa raste kompanish ku jeni të punësuar.

Peshorja: Nesër do të fillojë një periudhë veçanërisht premtuese që do t’ju lejojë të shkoni drejt e në burim për të realizuar qëllimin tuaj, pa hasur në pengesa ose barriera të lodhshme. Tani e tutje yjet do të jenë në krahun tuaj: ju pret një rikuperim i madh, nga çdo këndvështrim.

Akrepi: Nesër rilindja juaj më në fund do të fillojë në të gjitha aspektet. Hëna në një aspekt harmonik do të nxisë ide kreative, intuita të mira që absolutisht nuk duhet t’i injoroni, sepse mund t’ju çojnë shumë larg…

Shigjetari: Nesër yjet do të favorizojnë veçanërisht të lindurit në Shigjetar që drejtojnë biznesin e tyre, një biznes familjar, apo një sipërmarrje të vetën. Gjatë kësaj dite mund të mbyllni një marrëveshje që është më e dobishme.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Brankos nesër do të ketë një hënë tinzare ndaj nxiteni të bëni kujdes. Në 48 orët e ardhshme do të jetë më mirë për ju që të matni forcën tuaj, jo të mbingarkoni veten. Më mirë të mos nxisni polemika dhe diskutime të panevojshme.

Ujori: Puna do të kërkojë vëmendjen tuaj nesër. Jupiteri në një aspekt të favorshëm do t’ju frymëzojë për ide kreative që do të bënit mirë t’i vini në jetë. Ju presin muaj veçanërisht stimulues. Dikush madje mund të vendosë të ndryshojë punë, role ose grupe bashkëpunëtorësh.

Peshqit: Nesër do të ketë një Hënë të mrekullueshme në qiellin e mikut tuaj Gaforre për të rizgjuar një ndjenjë. Kushdo që është pranë një personi duhet të përfitojë nga ky qiell për t’i organizuar një surprizë, si për shembull një darkë romantike me qirinj.