Astrologji
A e dini se pa mendim keni fituar një çmim të MADH..Horoskopi i Brankos, e enjte 12 shtator 2024
Published
2 months agoon
By
pasqyraKy është horoskopi i Brankos për nesër, 12 shtator 2024. Ja çfarë kanë rezervuar yjet sipas astrologut të famshëm italian me origjinë sllovene, Branko Vatovec. Cilat pritet të jenë shenjat më me fat të kësaj të enjteje 12?
Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Dita ju gjen energjikë dhe gati për të bërë gjëra të mëdha. Në punë jeni të vendosur dhe të sigurt dhe mund të gjeni një zgjidhje brilante për një problem që ju shqetëson prej kohësh. Megjithatë, mos jini shumë impulsivë në vendimet tuaja. Në dashuri, pasioni juaj mund të pushtojë partnerin/en, por mos harroni të dëgjoni nevojat që ka. Shëndeti është mirë, por kujdes mos e mbingarkoni trupin.
Vlerësimi: 8.
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Stabiliteti juaj emocional është një pasuri e madhe, por mos e merrni gjithçka si të mirëqenë. Në dashuri, dëshira për përkëdhelje dhe qetësi do të mirëpritet me ngrohtësi, veçanërisht nëse jeni çift. Për beqarët, premton të jetë një mbrëmje interesante, por pa kthesa të mëdha. Në punë qëndroni të qetë përballë tensioneve të vogla dhe do të shihni që gjithçka do të shkojë për mirë. Shëndeti është okej, por mund të ndjeni nevojën për të ngadalësuar pak ritmin.
Vlerësimi: 7.
Binjakët (21 maj-21 qershor)
Mendja juaj është në garë dhe kurioziteti që keni, nuk njeh kufij. Në punë jeni plot me ide të reja dhe mund t’i befasoni kolegët me një propozim të pazakontë. Në dashuri, dëshira për të luajtur dhe për të flirtuar mund t’ju sjellë momente të këndshme, por mos e teproni me ironinë. Shëndeti është i mirë, por kini kujdes nga stresi: pak relaksim do t’ju bënte mirë.
Vlerësimi: 8.
Gaforrja (22 qershor-22 korrik)
Për ju, Gaforre, kjo e enjte 12 është një ditë për t’iu përkushtuar lidhjeve më të thella. Në dashuri mund të ndjeni nevojën për mirëkuptim dhe dashuri më të madhe dhe do të jetë e rëndësishme të komunikoni hapur me partnerin/en. Beqarët mund të ndihen nostalgjikë për një lidhje të kaluar. Në punë, ndjeshmëria do t’ju ndihmojë të kapni detaje, por kini kujdes që të mos i merrni kritikat shumë personale. Shëndeti kërkon pak më shumë vëmendje, sidomos kur bëhet fjalë për stomakun.
Vlerësimi: 6.5.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Jeni në qendër të skenës si gjithmonë, por sot mund të përballeni me disa sfida. Në punë, lidershipi juaj do të vihet në provë, por nëse ruani qetësinë dhe vetëbesimin tuaj natyral, do të kapërceni gjithçka me ngjyra të larta. Në dashuri mund të përjetoni disa momente tensioni, por asgjë që nuk mund të zgjidhet me sharmin tuaj. Shëndeti është i mirë, por pak më shumë aktivitet fizik do t’ju bënte të ndiheni edhe më mirë.
Vlerësimi: 7.5.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Saktësia dhe organizimi juaj do të jenë thelbësore. Në punë jeni në harmoni me projektet dhe afatet dhe efikasiteti juaj nuk do të kalojë pa u vënë re. Në dashuri, megjithatë, mund të dukeni paksa të largët ose shumë të fokusuar në detaje. Mundohuni të relaksoheni dhe të shijoni momentet e vogla. Shëndeti është i mirë, por mos lini pas dore ndonjë sëmundje të vogël që mund të rishfaqet.
Vlerësimi: 7.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Kjo e enjte është një ditë ku ekuilibri i brendshëm do të jetë çelësi juaj. Në dashuri, dialogu do të jetë thelbësor dhe mund të keni një diskutim konstruktiv me partnerin/en që do të përmirësojë marrëdhënien. Për beqarët, dita ofron disa mundësi interesante për të krijuar njohje të reja. Në punë, aftësia për të ndërmjetësuar do ju ndihmojë shumë, sidomos në situata të komplikuara. Shëndeti është i qëndrueshëm, por t’i kushtoni pak kohë mirëqenies mendore nuk do të ishte një ide e keqe.
Vlerësimi: 7.5.
Akrepi (23 tetor – 22 nëntor)
Jeni gati të zhyteni thellë këtë të enjte. Në dashuri emocionet pritet të jenë intensive dhe mund të përjetoni momente pasioni të madh, por kujdes që të mos përthitheni shumë nga xhelozia. Në punë, vendosmëria do t’ju sjellë rezultate, por jo të gjithë mund ta vlerësojnë qasjen tuaj të drejtpërdrejtë. Mundohuni të jeni më diplomatikë. Shëndeti kërkon pak vëmendje: stresi dhe tensioni mund t’ju lodhin më shumë sesa pritej.
Vlerësimi: 6.5.
Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor)
Dëshira juaj për të eksploruar rrugë të reja është më e fortë se kurrë. Në dashuri mund të ndjeni dëshirën për aventura dhe eksperienca të reja, sidomos nëse jeni beqarë. Nëse jeni çift, bëni kujdes të mos krijoni përshtypjen se dëshironi t’i shpëtoni rutinës. Në punë, pikëpamja e hapur dhe optimiste do të jetë një pikë e fortë dhe mund të merrni një propozim interesant. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me aktivitetin fizik.
Vlerësimi: 8.
Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar)
Jeni më të fokusuar se kurrë në qëllimet tuaja. Në punë vendosmëria do të shpërblehet, por bëni kujdes që të mos tregoheni shumë të ngurtë me ata që ju rrethojnë. Në dashuri mund të ndiheni pak të larguar ose të hutuar nga angazhimet tuaja, përpiquni të gjeni kohë për partnerin/en. Shëndeti është mirë, por një pushim i vogël për të relaksuar mendjen nuk do të dëmtonte.
Vlerësimi: 7.
Ujori (21 janar – 19 shkurt)
Origjinaliteti dhe pavarësia juaj do të jenë veçanërisht të dukshme këtë të enjte. Në dashuri mund të ndjeni dëshirën për t’u shkëputur nga rutina dhe për t’i propozuar diçka të papritur partnerit/en, flas për të papritur të këndshme. Beqarët nga ana tjetër mund të takojnë një person që i magjeps për shkak të origjinalitetit. Në punë, krijimtaria juaj është në kulmin e saj, por përpiquni të mos lini pas dore detajet. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje sinjaleve të trupit që ju kërkojnë më shumë pushim.
Vlerësimi: 7.5.
Peshqit (20 shkurt – 20 mars)
Këtë të enjte 12 pritet të jeni në harmoni me botën emocionale që ju rrethon. Në dashuri, ndjeshmëria ju lejon të merrni edhe sinjalet më të vogla nga partneri/ja dhe kjo do të forcojë lidhjen tuaj. Beqarët mund të kenë një lidhje të fortë emocionale me dikë që takojnë rastësisht. Në punë, intuita juaj do të jetë veçanërisht e mprehtë, por përpiquni të mos zhyteni shumë në emocione. Shëndeti është mirë, por mos e neglizhoni nevojën për pushim mendor.
Vlerësimi: 7./noa.al