Astrologji
Kush po ju sjell një Zarf me Para… Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Published
2 months agoon
By
pasqyraDashi
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të sjellshëm dhe tejet realistë. Gjithçka do ju shkojë mirë dhe do ndiheni të kënaqur. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë më e animuar. Do i shprehni më tepër ndjenjat dhe do i sqaroni edhe keqkuptimet që keni pasur. Nëse jeni beqarë ka shumë gjasa të njiheni me dikë gjatë një ceremonie fejese apo dasme. Para se të krijoni ndonjë lidhje njihuni mirë me personin që do takoni. Në punë do iu jepen më tepër përgjegjësi. Nëse përqendroheni pak më tepër tek ambiciet tuaja do mund t’ia dilni pa kurrfarë problemi. Asnjë planet nuk do ndikojë tek financat sot kështu që tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet.
Demi
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Do keni disa ide në kokën tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do dini të uleni. Ky do jetë një gabim që mund t’iu kushtojë. Kujdes edhe me tonin e zërit. Nëse keni një lidhje dhe partneri iu kritikon shumë ose nuk është në humor të mirë, mundohuni ta kuptoni. Kjo vjen nga situata paksa e ndërlikuar në familjen e tij. Keni për ta parë se gjërat do ndryshojnë shpejt Mjafton të bëni disa lëshime. Ju beqarët pas kaq kohësh do filloni një histori të këndshme dashurie. Në punë mjafton të përqendroheni pak më shumë tek qëllimi final dhe do ia dilni. Ka mundësi të merrni edhe ndonjë shpërblim sot. Ditë pozitive për sektorin financave. Do shpenzoni pak më shumë dhe sërish ekuilibri nuk do tronditet.
Binjakët
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Do jeni shumë të qetë sot dhe gjithçka do e bëni me kujdes. Mundet edhe t’i kritikoni personat që do i mendojnë gjërat keq për ju. Jeta sentimentale për ju që jeni në çift do shkojë më së miri. Do i përkushtoheni së tepërmi partnerit tuaj dhe pasioni me shumë gjasa do të rikthehet. Edhe për ju beqarët do jetë një periudhë e favorshme për të shtuar kontaktet dhe për të njohur persona të rinj. Në punë do iu jepen mundësi të reja për të arritur objektivin, por sigurisht që do ju duhet të bëni akoma më shumë përpjekje për të arritur në majë. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha, gjithsesi mirë është të mos shpenzoni kot së koti.
Gaforrja
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Yjet nuk do ju lënë aspak të qetë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin për çdo veprim që do bëni. Urani do ndikoje negativisht në jetën tuaj në çift. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta prandaj bëni kujdes me fjalët që do thoni. Nëse ju beqarët doni të bëni për vete dikë qe iu pëlqen prej kohësh tregohuni vetvetja dhe mos bëni asgjë false. Duket se do keni përmirësime të furishme këtë javë dhe do iu duket se gjithçka do ndodhë si me magji. Në punë duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo hap. Një gabim i vogël mund t’ua prishë planet. Falë influencës së mirë planetare financat do fillojnë të stabilizohen. Hiqni ndonjë lek mënjanë nëse do iu jepet mundësia.
Luani
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Lërini pas krahëve konservatorizmit gjatë kësaj dite dhe luftoni për ta bërë jetën tuaj sa më të mirë. Nuk keni për t’u penduar. Ju të dashuruarit do keni disa mosmarrëveshje të vogla me partnerin tuaj, por nuk do ndodhë asgjë për t’u shqetësuar. Komunikimi do jetë ai që do zgjidhë gjithçka. Ju beqarët do keni thjesht disa takime pa asnjë interes, pasi personi i duhur do të shfaqet pas disa kohësh. Në punë do hidhni hapa me tej dhe do kaloni në një stad tjetër. Do iu komplimentojnë të gjithë për arritjet dhe do jeni më krenarë për veten. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek sektori i financave dhe do iu ndihmojë të kryeni transaksione të rëndësishme.
Virgjëresha
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Gjatë gjithë kësaj dite, të nxitur nga Urani, do e dini shumë mirë se çfarë do bëni. Do jeni të arsyeshëm dhe do merrni vendime të rëndësishme. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë origjinale dhe e bukur. Ju thjesht duhet të përfitoni sa të mundeni. Nëse jeni beqarë, do iu duket se dashuria nuk do vijë kurrë për ju. Një takim pasdite do iu bëjë të ndryshoni mendim njëherë e përgjithmonë. Në punë do filloni dalëngadalë të konkretizoni disa projekte. Bëni njëherë një plan dhe me pas ndiqni pikë për pikë ato që keni menduar. Një i afërm do iu japë mbështetjen e tij. Merrni të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që financat të mos përkeqësohen shumë. Ulini pak shpenzimet.
Peshorja
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Planetët do ju ndihmojnë të konkretizoni ëndrrat gjatë kësaj dite, pikërisht ato që i keni pasur në mendje prej kohësh. Keni për të marrë edhe mbështetjen e të afërmve. Për ju të dashuruarit gjithçka do ecë mirë. Së bashku me partnerin do takoheni me miqtë e ngushtë dhe do kaloni një mbrëmje të mrekullueshme. Ju beqarët duhet të shmangin krijimin e një lidhjeje sepse nuk është aspak momenti i duhur. Në fillim të ditës puna do ketë disa probleme, por që me kalimin e kohës do rregullohen. Edhe me kolegët që keni pasur zënka do pajtoheni. Financat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do jeni më optimistë për të ardhmen. Shpenzoni me maturi dhe me kujdes.
Akrepi
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Gjatë kësaj dite, nëse i bëni gjërat me dëshirë të mirë dhe nëse keni durim gjithçka do ju realizohet më së miri. Nëse keni një lidhje shtojini dozat e fantazisë dhe do e shihni që ambienti do fillojë të ngrohet. Nga ana e tij partneri do tregohet më i kuptueshëm dhe më tolerant. Nëse jeni beqarë që besoni tek dashuria me shikim të parë do mund ta përjetoni vetë këtë emocion. Në pune duhet t’iu dilni përballë problemeve dhe jo t’iu fshiheni. Vetëm në këtë mënyrë do i kaloni ato dhe do merrni drejtimin drejt suksesit. Do keni fat me financat. Buxhet do përmirësohet ndjeshëm dhe do mund të hiqni disa lek mënjanë.
Shigjetari
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Gjatë kësaj dite do e shijoni kohën tuaj të lirë dhe do përfitoni më shumë nga momentet e bukura. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Kushtojini atij që doni vëmendjen e duhur nëse nuk doni ta humbni. Ju beqarët nuk duhet të rendin pas emocioneve të momentit sepse mund të bëni gabime të pafalshme. Merrini gjërat sa më shtruar. Në punë ka shumë mundësi që gjërat të ngadalësohen. Ju nuk do bëni aq sa duhet për të arritur atje ku doni dhe një nga arsyet është se nuk doni të lëndoni kolegë që ju kanë qëndruar gjithmonë pranë. Në planin financiar duhet me patjetër të merrni masa drastike në mënyrë që situata të përmirësohet.
Bricjapi
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Instinkti nuk do ju lejojë të gaboni gjatë kësaj dite dhe do merrni disa vendime që i keni menduar gjatë. Hëna do përkujdeset tej mase për ju. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për të ardhmen tuaj dhe do filloni të bëni plane. Situata do jetë më e mirë sesa e kishit menduar. Ju beqarët do kaloni një ditë të bukur nën praninë e miqve të ngushte dhe nuk do e ndieni nevojën e krijimit të një lidhjeje. Në punë jo vetëm që do përmbushni detyrimet, por do bëni edhe me tepër se kaq. Shefat do iu përgëzojnë. Për shkak të disa shpenzimeve urgjente që duhet të bëni financat do tronditen pak. Gjithsesi nuk do keni probleme të mëdha.
Ujori
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Në tërësi do jetë Hëna dhe Plutoni që do ua zbukurojnë ditën sot dhe do vendosin ekuilibrin perfekt. Jeta sentimentale do shkojë më së miri për ju që jeni në një lidhje. Partneri do iu mbështesë edhe në jetën profesionale që të keni arritje të mëdha. Ju beqarët do njiheni me persona mjaft joshës. Nëse dikush kërkon diçka më tepër mos e humbni mundësinë. Në punë, energjia që do iu japë planetët do ju shtojë për shkoni edhe më larg dhe ta forconi pozicionin tuaj. Do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes dhe do ndiheni më të qetë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shumë seriozitet nëse nuk doni të keni problem të mëdha. Ju i keni të gjitha aftësitë.
Peshqit
Horoskopi i datës 5 tetor 2024 nga Christine Haas
Mërkuri mund të sjellë disa turbullira gjatë kësaj dite dhe nervat tuaja nuk do jenë shumë të qeta. Ka mundësi që të ndodhin edhe debate. Nëse jeni në një lidhje kujdesuni më tepër për atë që kini në krah sepse nuk do dilni të zhgënjyer. Bëni kujdes kur flisni dhe mendohuni disa herë para se të veproni. Ju beqarët do keni shumë sukses me seksin tjetër dhe do takoni personin që keni ëndërruar aq shumë. Në planin profesional do nisni një projekt të rëndësishëm, i cili do iu sjellë mjaft përfitime. Mos e frenoni veten asnjë moment, por tentoni. Për sa iu përket financave mos e mbani shpresën tek ndihma e te tjerëve dhe vetë të shpenzoni pa limit sepse do përballeni me probleme. /dritare.net