Astrologia Denisa Shyle, ishte në lidhje Skype, për të na treguar më shumë rreth shenjave të horoskopit, për muajin Tetor.
Duke qënë se Jupiteri është në retrograde, pritet që protestat të jenë në zhvillim e sipër.
Ngjarjet do të jenë të shumta por në fund do të vihet drejtësia, si nga ana njerzore dhe hyjnore,na tregon astrologia.
Dashi: Fazë e lodhshme pasi drejtuesi i tij gjendet në shenjën e gaforres, ku ul energjin e shenjës së Dashit. Do ketë zhvillime në karrierë dhe rezultate pozitive. Ndikime pozitive në përgjithësi.
Demi: Është në fazë pozitive, mund të kenë rikthime në anën materiale marje të borxheve apo investimeve. Në punë do rregullojnë marrëdhëniet me kolegët. Do meren dhe me shëndetin e tyre. Do të shohin shëndetin e tyre dhe do krijojnë rutina më të shëndetshme.
Binjakët: Gjatë Tetorit do të jenë si me “pushime” pasi shpejt do rifillojnë peridhën e vështirë. Do jenë më të ngadalsuar në komunikim dhe marrëdhëniet që kanë me të gjithë personat. Jupiteri do ti japi shanse të shumta për të zgjidhur problemet që kanë pasur gjatë kësaj periudhe.
Gaforrja: Është një fazë disi e vështirë, duan të lëvizin shpejt, por aktualisht po pengohen.Nuk kanë mundësi ti zgjidhin problemet aq shpejt sa duan ndaj do presin pak. Mund të mbyllen pak në guack dhe kjo do tju bëj mirë.
Luani: Shenja e Luanit, deri në datën 23 do të jetë më me fat, do jetë me ndikimie më pozitive. Do kenë një rritje si nga ana materiale dhe në marrëdhëniet që kanë brënda shtëpisë me familjen. Duhet të përzgjedhin në pjesën e shoqërisë.
Virgjëresha: Tema kryesore janë paratë,ana materiale, dhe vlerësimi që kanë për veten e tyre. Janë një fazë me fitime të mira materiale. Do ketë një fazë zhvilluese për Virgjëreshën.
Peshorja: Nga ana materiale do jenë mire,duhet të bëjnë kujdes nga mesi muajit.
Hëna e plotë në shenjën e Dashit ku do dalin probleme në çift. Duhet të tregojnë kujdes gjatë kësaj periudhe.
Akrepi: Pjesa e parë e muajit do jetë sfiduese. Duhet të tregojnë kujdes me shëndetin e tyre. Ana materiale do të ketë rritje.
Shigjetari: Do ketë një ndikim më negativ sepse ndikuesi i tyre Jupiteri kalon në retrograde. Mund të jenë të sfiduar dhe mund të ngucen, do kenë vështirsi të ecin me hapin e kohës. Duhet të bëjnë kujdes me vendin e banimit.
Bricjapi: Pjesa e parë do jetë sfiduese,pas datës 13 do jetë më pozitiv. Janë në një fazë nëse dinë ta përdorin kanë zhvillime të mëdha. Nëse e keqpërdorin do kënë humbje shumë të mëdha.
Ujori: Do kenë shumë zhvillime pozitive në lidhjë me karrierën e tyre. Do fillojnë të marin frytet e punës së tyre. Duhet të kenë kujdes shëndetin sidomos sistemin nervor.
Peshqit: Fazë pozitive sidomos në vendin e punës. Kujdes duhet të tregojnë në shëndet me sistemin imunitar. Pasi janë më të dobët se shenjat e tjera. Nga mesi muajit priten të ardhura materiale.