Kronikë

700 euro për të transferuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23 vjeçari

Published

on

Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Policia deklaroi arrestimin e 23 vjeçari, duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e sektorit të Policisë Rrugore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.

 

 

 

Exit mobile version