Kulture

Ermin Gjokaj muzikanti Malësor që e kall atmosferën”

Published

on

Ermin Gjokaj është i lindur dhe rritur në Tuz të Malësisë së Madhe, nën Malin e Zi, ai muzikën e ka pasion dhe dhe e ka filluar që në moshë të fëmijërisë, për ta perfeksionuar më vonë, ku me kalimin e kohës ai filloi të ngjitet me ritme të shpejta në rrugën e bukur të muzikës popullore turbo-folk dhe të alternuar.

Me pasionin dhe kurajon e një djali malësor Ermini nuk u ndal asnjëherë, por e vazhdoi karrierën si muzikant i këngëtarëve më të njohur nga Malesia dhe më gjerë.

Ermin Gjokaj me muzikën
prefesionale dhe korrektësinë që e karakterizon, po përcjell këngëtarët më të njohur në mbarë veriun, siç është dhe këngëtari i njohur Lekë Dedëvukaj e shumë të tjerë.

Ermin Gjokaj tha për gazetarin e portalit actvusa.com se ndihet I lumtur që ai bashkë me grupin e këngëtarëve zgjidhet nga çiftet e reja, për të ndezur atmosferën e kurorëzimit të dashurisë së tyre./Pal Qarraj./ACTVUSA.COM

Exit mobile version