Astrologji

Lamtumirë NËNTOR…. MERI SHEHU SJELL DETAJE NË PARASHIKIMIN E MUAJIT DHJETOR”

Published

on

Nëntori na jep lamtumirën me lidhjen e Hënës në Akrep me Neptunin në Peshk, është ajo që do të ndikojë më shumë tek ne dhe në fakt tendenca jonë për t’u tërhequr në hapësirën tonë dhe për të rimbushur bateritë do të jetë e madhe. Është gjithashtu e mundur të bëhemi më pak agresivë dhe më tolerantë, ndërkohë që do të gatshëm për nevojat dhe çështjet e të tjerëve, me mirëkuptim dhe simpati.

Në mesditë, Hëna do të hyjë në Shigjetar, kështu që optimizmi do të kthehet dhe shpirti ynë do të ngrihet në qiell. E shtuna do të jetë plot momente të këndshme, do të gjejmë sërish entuziazmin, fëmijërinë dhe humorin tonë, do të fillojmë shakatë dhe batutat dhe sa të bjerë nata, pritet më mirë, pasi do të lëmë pas plagët dhe vuajtjet dhe do ti harrojmë ato mendime që na uli psikologjikisht.

Shenjat që do ndikohen më shumë janë:

• Akrepat dhe Peshqit, do keni ndjenja të fort emocionale, erotike, intuitive dhe mbi të gjitha joshëse, ju kercisni gishtat dhe të tjerët ju bëjnë lajka.

• Demi, Luanët, Ujori, Virgjëreshat, Gaforrja dhe Binjakët, bëni një pushim ose mbyllni një sy, hidhni pak ujë në verë dhe mos u përpiqni të zgjidhni lëmshet në marrëdhënien tuaj, në shtëpi apo në punë. Nesër është dita e duhur për këtë.

• Shigjetari, jeni të papërmbajtshëm dhe të pangopur. Askush nuk mund t’ju kufizojë, t’ju shtypë dhe t’ju vendosë kufij. Dita është me të drejtë e juaja, ndaj harroni gjithçka dhe shijoni.

• Peshoret , Dashi dhe Bricjapi po humbisni kohën kot. Pranoni që disa njerëz në punën ose familjen tuaj janë ashtu siç janë dhe nuk do të ndryshojnë, kështu që relaksohuni dhe mos i merrni të gjitha me serioIsht.

Për të rezervuar seancën tuaj astrologjike personale tel +355672352532

Exit mobile version