Astrologji
Mjaft me Aventura…. Një realitet që do të ju Lumturojë po ju pret… Punë. Para dhe Dashuri do të ecin Shumë”
Published
9 hours agoon
By
pasqyraDashi
Ditë shumë ë paqëndrueshme ka për të qene kjo e sotmja. Në disa momente mund të ndieni gëzim në shpirt e në disa të tjera brengosje të madhe. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të qëndroni më këmbë në tokë dhe të mos kërkoni gjëra të mëdha sepse partnerit do i duket vetja i padobishëm që nuk do ua plotësoje dhe mund t’iu lërë të lirë. Ju beqaret do mendoni të mos bëni ndryshime, por një takim i orëve të vona mund t’iu bëjë të ndryshoni mendim. Jeta profesionale do jete e favorizuar dhe plot arritje. Ky sektor do iu bëjë të buzëqeshni dhe të keni shpresë. Buxheti do jetë goxha i mirë për shkak të përkudjesit të treguar së fundmi.
Demi
Planetët do ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj dhe do ju shtojnë shpresën. Nëse keni një lidhje sot do futeni në një etapë shumë më ndryshe dhe do ju duket sikur do rilindni. Do doni të qëndroni çdo moment pranë atij që dashuroni dhe kënaqësitë do jenë të papërshkrueshme. Edhe ju beqarët mund të filloni një romancë pasionantë që në fakt ka për t’u shndërruar shpejt në një dashuri afatgjatë. Në punë herë pas here gjërat do ju duken të vështira, por çdo gjë do zgjidhet shpejt. Të ardhurat do fillojnë të kenë përmirësimet e para pasi këshillimeve që keni marrë së fundmi.
Binjakët
Gjatë ditës së sotme do përjetoni më shumë ndjesi negative sesa pozitive dhe buzëqeshja do ju venitet. Nëse keni një lidhje ka rrezik të zhgënjeheni nga partneri dhe do bini ne pesimizëm. Mes ju të dyve komunikimi do fillojë dalëngadalë të shkëputet. Ju beqarët lëreni veten të lirë dhe argëtojuni sa të dëshironi. Mos e mbani mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse çdo gjë do ndodhë në momentin e duhur. Në punë mund të lidhni marrëveshje me persona ose kompani të huaja çka është diçka pozitive. Financat do jenë goxha më të mira se më parë, por jo të shkëlqyer.
Gaforrja
Urani do ndikojë shumë pozitivisht gjatë kësaj dite në jetën tuaj dhe do ju bëjë të jeni të qeshur. Nëse keni një lidhje mund të bëni e mund të merrni deklarata me personin në krah. Mjedisi yjor ka për të qenë i favorshëm për gjithçka. Nëse jeni beqarë mundohuni të tregoheni më pak kërkues dhe keni për të gjetur më shumë persona të përshtatshëm. Në fund të fundit askush është perfekt dhe duhet ta pranojmë këtë gjë. Për punën do jetë një ditë e shkëlqyer. Do keni ide fantastike si të arrini më lart dhe do ja dilni t’i realizoni. Për të stabilizuar financat do luftoni aq fort saqë nuk e kishit menduar ndonjëherë, por në fund ama do arrini rezultatet e shumëpritura.
Luani
Gjatë kësaj dite do dini të zgjidhni fjalët e duhura për të bindur e për të tërhequr vëmendjen. Ju të dashuruarit do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të pasur shumë përmirësime. Edhe ju beqarët do jeni gjithë kohës të vëmendshëm dhe do përfitoni nga mundësitë që do iu jepen për njohje e për takime. Për ju çdo gjë ka për të qenë më e bukur se më parë. Në punë do jeni me fat sepse kolegët do ju mbështesin gjatë gjithë kohës. Në planin financiar duhet të bëni më shumë durim sepse po kërkuat që situata të ndryshojë menjëherë mund të gaboni.
Virgjëresha
Ditë shumë e bukur ka për të qenë kjo e sotmja. Do ju ndodhin shumë gjëra interesante që do ua mbushin zemrën. Ju që jeni në një lidhje do gjeni mënyra nga më të ndryshmet për t’i treguar partnerit sa shumë e doni dhe ai do ndihet më së miri. Ata që kane kohë bashke mund të marrin edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të pare, por nuk do ju mungojnë njohjet që shume shpejt do shndërrohen në diçka më shumë. Në punë do jeni energjikë dhe nuk do ndaleni asnjë moment për të bërë ato që keni planifikuar. Financat nuk do kenë asnjë lloj problemi.
Peshorja
Shenja juaj do influencohet pozitivisht nga yjet gjatë kësaj dite. Do i merrni gjërat me shumë seriozitet dhe nuk do reshtni së buzëqeshuri. Për ju që keni një lidhje pritet një ditë e animuar. Marrëdhënia me partnerin do konsolidohet edhe më shumë dhe do mbizotërojnë emocionet pozitive. Nëse jeni beqarë më mirë të mos hidhni asnjë lloj hap sot sepse mund të lëndoheni pamase. Për punën është dita ideale për të reaguar e për të vepruar. Planetët do iu japin një forcë të paimagjinueshme. Financat do përmirësohen falë një promocioni që do merrni nga një projekt i rëndësishëm.
Akrepi
Nëse nuk bëni asnjë çmenduri dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë në tokë nuk do keni asnjë problem sot. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin do thellohet edhe më tepër. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do e shihni botën me një sy tjetër. Nëse jeni beqarë nuk do keni fat në dashuri kështu që do jetë e kotë që të tentoni të joshni. Në punë më mirë sigurohuni mirë para se të veproni në mënyrë që mos gaboni e mos lëndoheni. Saturni do ua qartësojë mendimet në planin financiar dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar në këtë sektor. Gjendja do mbetet e mirë.
Shigjetari
Sot do bëni shumë përpjekje për ta stabilizuar jetën, madje mund të hiqni dorë edhe nga disa gjëra të shtrenjta për këtë gjë. Pas një periudhe jo shume të mire për jetën tuaj në çift gjërat do fillojnë të normalizohen. Do jeni më të logjikshëm dhe do pajtoheni me partnerin. Nëse jeni beqarë duhet të qartësoni njëherë mendimet para se të hidhni hapa sepse përndryshe do lëndoheni. Në punë do vazhdoni të realizoni një e nga një që të gjitha projektet që keni pasur pa ju dridhur syri. Sektori i financave nuk do jetë i shkëlqyer, por mjaftueshëm i mirë sa për të bërë investimet më të nevojshme.
Bricjapi
Planetët do ua bëjnë jetën edhe më të bukur sot. Nëse jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë do mundoheni ta bëni çdo moment si në mini përrallë. Asgjë dhe askush nuk do iu prishë harmoninë. Ju beqarët duhet të jeni vetëm pak më të afërt dhe keni për ta para sa mirë do ju shkojnë gjërat. Mund të ndodhin edhe takime të papritura pasdite. Në punë më në fund do arrini të realizoni çdo plan të bërë dhe do ndiheni të përmbushur. Më mirë sesa kaq nuk ka qenë ndonjëherë situata. Financat do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit menduar kështu që shfrytëzojeni mundësinë për të hequr disa para mënjanë.
Ujori
Sado të mundoheni nuk do arrini dot te keni një ditë të qetë sot. Nëse keni një lidhje do kaloni një ditë shumë të tensionuar dhe problematike. Do keni mendime të ndryshme nga njëri-tjetri dhe asnjëri nuk do pranojë të hapë rrugë. Nëse jeni beqarë keni për të pasur disa njohje, por më shumë do lëndoheni sesa do ndiheni mirë. Nuk ka ardhur ende periudha juaj më me fat. Në punë klima do jetë e dyzuar dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mos veproni pa qenë të bindur plotësisht. Në planin financiar gjendja nuk do jetë katastrofike, por jo ashtu si e keni pritur. Bëni kujdes me çdo shpenzim.
Peshqit
Përgatituni për tension dhe probleme gjatë kësaj ditë. Nëse keni një lidhje yjet ka rrezik të nxitin debatet sidomos për shkak të çështjeve financiare. Do jeni herë pas here aq të ngarkuar shpirtërisht saqë mezi do merrni frymë. Nëse jeni në një lidhje tregohuni të matur dhe mos ju besoni shumë personave që do iu joshin. Në punë mos ngurroni të ndërmerrni iniciativa edhe sikur të mos arrini atje ku doni. Të paktën tentoni dhe guxoni. Financat mund të mos jene katastrofike, por gjendja nuk do jetë aspak ashtu si duhej të ishte. Po mundët kërkoni edhe pak ndihmë.