Po vjen nga Qielli, fati po eklipson në disa drejtime… Ja kush Po mbukohet me Miliona”

Dashi
Dita fillon me një energji të madhe, por kini kujdes që kjo të mos shndërrohet në tension. Hëna në kundërshtim mund t’ju bëjë të paduruar, veçanërisht në dashuri. Në punë, pushoni dhe rimbushni bateritë, java e ardhshme do të jetë e ngarkuar! Mos i detyroni gjërat, fati tashmë ka shkruar për ju. Pika e dobët është mungesa e oreksit për punë dhe çelësi i suksesit është pasioni.

Demi
Kujdes me shpenzimet e tepërta, portofoli nuk është i pafund! Dielli dhe Afërdita ju përkëdhelin, i dashur dem. Kjo ditë është perfekte për marrëdhëniet dhe për t’ju dhënë disa kënaqësi të jetës. Ata që janë në çift rigjejnë pasionin, ndërsa beqarët mund të marrin një ftesë intriguese. Pika e dobët është vonesa në reagim dhe çelësi i suksesit është aftësia për të mbetur të brishtë.

Binjakët
Ditë e veçantë, humori është i luhatshëm, por mundësitë nuk mungojnë. Nëse keni diçka të rëndësishme për të thënë, bëjeni me qetësi dhe diplomaci. Shmangni diskutimet e panevojshme me të afërmit ose miqtë, nesër do t’i shihni të gjitha më qartë. Dashuria? Intriguese, por mos krijoni shumë iluzione!Pika e dobët është paqëndrueshmëria dhe çelësi i suksesit; gjendja financiare.

Gaforrja
Hëna, gaforre të dashura sjell emocione të thella dhe reflektime të rëndësishme. Moment i shkëlqyer për të vënë rregull në mendimet dhe në zemrën tuaj. Dashuria është pak e luhatshme, ndoshta sepse keni nevojë për më shumë siguri. Në punë, merrni një pushim mendja juaj krijuese ka nevojë të rimbushet. Pika e dobët është ndrojtja për të kërkuar të drejtat tuaja e çelësi i suksesit është talenti për të dalë nga situata.

Luani
Planeti Mars ju bën të parezistueshëm, por edhe pak impulsiv. Nëse dëshironi të pushtoni dikë, bëjeni me elegancë dhe pa teprime. Puna mund t’ju shqetësojë në momentet e relaksit, por mos lejoni që t’ju mbingarkojë. Buzëqeshini jetës, sot jeni protagonisti i skenës! Pika e dobët është mungesa e durimit dhe çelësi i suksesit; aftësia për t’u penduar.

Virgjëresha
Keni nevojë për relaks dhe një rikthim në kujtimet e para të dashurisë. Kjo e ditë ju fton të ngadalësoni dhe t’i përkushtoheni asaj që ju bën të ndiheni mirë. Dashuria kërkon vëmendje, nëse jeni në çift, përpiquni të mos jeni shumë kritikë. Në punë, një ide e re mund të mbijë, por duhet durim dhe strategji. Pika e dobët është neglizhenca e rasteve që mund t’ju bëjnë milionerë dhe çelësi i suksesit është intuita.

Peshorja
Ditë e gjallë për ju, peshore! Keni dëshirë për lehtësi dhe përvoja të reja. Nëse keni një takim, përgatituni për diçka speciale. Edhe në punë, yjet ju mbështesin, mund të merrni një propozim interesant. Kujdes vetëm të mos e teproni me shpenzimet!

Akrepi
Një ditë kjo e sotmja për reflektime të thella, por kujdes të mos bëheni shumë i errët. Jeni magnetik dhe tërheqës, por ndonjëherë rrezikoni të largoni ata që ju duan. Dashuria është intensive, por duhet të keni më shumë besim. Puna? Lëreni mënjanë për sot dhe shijoni një pushim të merituar. Pika e dobët është dembelizmi dhe çelësi i suksesit është analiza e thellë që i bëni shpesh vetes.

Shigjetari
Yjet ju bëjnë energjikë dhe plot dëshirë për të vepruar. Nëse keni një udhëtim ose një shëtitje të planifikuar, do të jetë një sukses! Në dashuri, pasioni është në kulm, beqarët mund të bëjnë një takim emocionues. Në punë, merrni kohë për të planifikuar hapat e ardhshëm. Pika e dobët është mungesa e sinqeritetit me veten dhe çelësi i suksesit; hapësira e reflektimit.

Bricjapi
Mos u zhytni shumë në mendime për të ardhmen. Ndonjëherë duhet t’i lejoni vetes pak lehtësi. Dashuria kërkon më shumë ëmbëlsi: mos jini gjithmonë kaq racional! Për punën, po hidhni themele të forta, por lejojini vetes edhe një moment argëtimi. Pika e dobët është një konflikt në dashuri dhe çelësi i suksesit; financat.

Ujori
Jeni shenja e momentit, i dashur ujor! Me Mërkurin në favor, mendja juaj është një vullkan idesh. Përfitoni nga kjo energji për të planifikuar të ardhmen. Në dashuri, jeni tërheqës dhe të paparashikueshëm, ata që ju duan, duhet të ndjekin ritmin tuaj! Në punë, një risi interesante shfaqet në horizont. Pika e dobët është mania për të patur çdo gjë dhe çelësi i suksesit; trashëgimia pasurore.

Peshqit
Ditë ideale për të kaluar kohë me njerëzit që doni, për të shijuar një atmosferë të qetë dhe për të reflektuar mbi ndjenjat tuaja. Nëse jeni në një lidhje, mund të forconi marrëdhënien tuaj duke ndarë emocione të thella dhe duke krijuar momente të veçanta me partnerin. Një bisedë e papritur, një vështrim i sinqertë ose një ndjenjë e pazakontë mund të sinjalizojnë një lidhje të veçantë që mund të zhvillohet me kalimin e kohës. Pika e dobët është mungesa e intuitës dhe çelësi i suksesit është dëshira për të bashkëpunuar.

Author: pasqyra