Dashi të ketë kujdes sepse….Disa marrëveshje mund të ngadalësohen për shkak të çështjeve financiare. Takime të rëndësishme dhe të dobishme në horizont!

Dashi
Nëse ka pasur probleme familjare, është momenti të flasësh hapur. Nuk ke ndryshuar mendim për një person apo një ndjenjë, por kujdes nga ata që nuk kanë thënë të vërtetën, mund të zbulosh një gënjeshtër të fshehur. Me përvojën e fituar, tani mund të vendosësh të heqësh dorë nga një detyrë ose plan, nëse nuk të bind plotësisht. Të bërit gjithmonë të njëjtën gjë mund të jetë e mërzitshme, por edhe të ndërmarrësh rreziqe të mëdha mund të jetë po aq problematike.
Demi
Sot ke mbështetje të mirë nga yjet, kur Hëna do të jetë në shenjën tënde, do të jetë momenti ideal për të marrë vendime të rëndësishme. Është e rëndësishme të vendosësh me qetësi, sidomos nëse bëhet fjalë për një blerje të madhe ose ndryshim pune. Planeti Mars është aktiv, sjell ndryshime dhe mundësi, por disa marrëveshje mund të ngadalësohen për shkak të çështjeve financiare. Takime të rëndësishme dhe të dobishme në horizont!
Binjakët
Nëse ke pasur probleme në marrëdhënie, mos u fiksuo pas tyre, lëri gjërat të rrjedhin natyrshëm. Nëse njëri nga ju dy mendon se tjetri nuk është sjellë siç duhet, mund të lindë një përplasje e madhe për një arsye të parëndësishme. Prandaj, përpiqu të mbash qetësinë dhe të mos e dramatizosh situatën. Lodhja dhe nervozizmi kanë filluar të ndihen që nga dita e djeshme, ndaj mos e mbingarko veten me mendime negative.
Gaforrja
Në dashuri, situata nuk është e lehtë, mund të ketë ende konflikte të pazgjidhura. Ata që janë beqarë nuk guxojnë të ndërmarrin hapa, ndërsa disa të tjerë janë ende të fiksuar pas një dashurie të pamundur. Nëse ke marrëdhënie me një Dash ose Peshore, mund të kesh përplasje. Nëse diçka ka mbetur e paqartë, nuk do të mund ta injorosh më. Një ditë e mirë me planetë në favorin tënd, sidomos për çështjet praktike. Ka shumë gjasa që të jesh i përqendruar te puna, financat dhe organizimi i jetës tënde, duke i lënë çështjet personale pak më pas.
Luani
Ndjenjat luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tënde – fëmijët, shtëpia dhe marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Edhe ata që janë beqarë mund të shpresojnë për një muaj të mbushur me emocione dhe mundësi të reja. Nëse të pëlqen dikush dhe ndjen që të ka të njëjtin interes, ftoje për një takim. Duke parë ndikimin e Mërkurit, do të fillojë një tranzit shumë pozitiv, mund të ndjesh një ringjallje pas një periudhe reflektimi dhe pasigurish personale ose profesionale..
Virgjëresha
Për ata që kanë një biznes të tyrin, mund të jetë e nevojshme të marrin disa vendime të rëndësishme së shpejti. Është sikur po fillon një kapitull të ri në jetën tënde, dhe një vendim i rëndësishëm nuk do të varet vetëm nga ty. Ke nevojë për mbështetje nga familja dhe miqtë, prandaj mos hezito të kërkosh ndihmë. Fizikisht, po e rimerr forcën, por 2024 ka qenë një vit i lodhshëm, ndaj duhet të kujdesesh më shumë për veten.
Peshorja
Disa probleme do të zgjidhen ose do të ketë një mundësi për të vepruar. Planetët në kundërshtim me shenjën tënde po krijojnë vështirësi, por lajme të mira janë në horizont. Ajo që të shqetëson nuk është aq shumë pasiguria e periudhës, por fakti që nuk po arrin të planifikosh siç duhet të ardhmen.
Akrepi
Për sa i përket punës, është një ditë pozitive, sidomos për ata që punojnë të pavarur. Nëse po pret një konfirmim, shanset janë të larta që së shpejti ta marrësh lajmin e shumëpritur. Shpresoj që këto ditë të kesh marrë tashmë një lajm të mirë. Në dashuri, shpesh ankohesh dhe teston partnerin, për të parë sa shumë është i përfshirë emocionalisht me ty. Megjithatë, mos e tepro me kritikat, pasi kjo mund të krijojë më shumë konfuzion sesa qartësi.
Shigjetari
E di që është e vështirë për ty të ndalosh projektet, sepse je një person plot energji, por për disa ditë duhet të tregosh kujdes. Tensionet mund të ndihen përreth teje, sepse po vlerëson shumë gjëra njëherësh – situata të reja, vendime për të marrë dhe ndryshime në horizont. Këto janë ditë të lodhshme dhe të rënduara, prandaj është e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin tënd. Mos e tepro! Mund të heqësh dorë nga një angazhim ose të shtysh fillimin e një projekti të ri.
Bricjapi
Nëse je në një lidhje me një Peshore ose Dash, mund të ketë distanca për të mbushur ose tensione. Ti nuk kërkon shumë nga të tjerët, jo vetëm sepse je i sigurt në zgjedhjet e tua, por edhe sepse krenaria është një nga tiparet e tua kryesore. Megjithatë, nëse së fundmi ka pasur mungesë vëmendjeje ose pasigurira në dashuri, është mirë që të bësh një vlerësim të situatës. Në fushën e punës, situata duket pozitive – mund të të vijë një ide e mirë ose të arrish të zgjidhësh një problem të vjetër. Megjithatë, në dashuri, gjërat nuk janë aq të qeta.
Ujori
Pranvera do të sjellë mundësi të reja! E vetmja pengesë e vogël e kësaj periudhe lidhet me vonessa në çështjet e kontratave dhe financave ndaj, ki durim dhe mos u shqetëso nëse paratë vonojnë pak më shumë.Për ata që kanë kaluar një periudhë të vështirë, mos u dorëzoni, por reagoni me vendosmëri. Takime me fat, ndryshime dhe emocione të forta mund të ndodhin falë një horoskopi shumë pozitiv. Me një qiell kaq të favorshëm, çiftet që e duan njëri-tjetrin mund të ndërtojnë një të ardhme të rëndësishme, ndërsa ata që janë beqarë duhet t’i japin një shans njohjeve të reja.
Peshqit
Në punë, mund të kesh marrë tashmë një konfirmim të rëndësishëm, ndërsa dhe i dukshëm në atë që bën, pa pengesa që të ndalojnë. Megjithatë, humori yt mund të jetë i paqëndrueshëm, por kjo është pjesë e natyrës tënde jeton gjithmonë me luhatje emocionale. për ata që po përgatisin një projekt për pjesën e dytë të vitit, ky është një qiell shumë premtues dhe i favorshëm për arritje afatgjata. Sekreti i shumë planetëve në shenjën tënde ka sjellë më shumë qartësi dhe stabilitet. Po ndihesh më i sigurtë.

Author: pasqyra