
Dashi
Po krijoni konflikte të panevojshme. Qasja juaj e gabuar ndaj personave të afërt ju ka dëmtuar imazhin. Kërkoni të gjeni fajin te vetja. Zhgënjimet po u lënë vendin kënaqësisë në punë dhe hapat e ndërmarrë ju çojnë ëmbëlsisht drejt suksesit. Nga mania për të patur çdo gjë për vete, po kaloni limitet. Pika e dobët sot është gjendja financiare, çelësi i suksesit; progresi profesional.
Demi
Iniciativat profesionale janë të kushtueshme nëse nuk e keni kuptuar se puna kërkon përkushtim. Fokusohuni te persona që kanë përvojë për ta çuar përpara ambicien tuaj. Ky muaj ju ka sjellë disa luhatje emocionale që mund të rikuperohen duke hequr dorë nga egoizmi. Pika e dobët është hapësira që i kushtoni familjes dhe çelësi i suksesit; menaxhimi i mirë i kohës.
Binjakët
Dashuria dhe financat ju privojnë nga ecuria profesionale. Mes miqsh të vjetër do rigjeni veten aty ku e latë për të eksperimentuar. Erdhi momenti për të ndarë dyshimet mbi një marrëdhënie që e keni lënë pezull. Shkarkoni gjithë energjitë negative dhe afrohuni me njerëz që ju vlerësojnë. Pika e dobët është humbja e energjisë dhe çelësi i suksesit; progresi emocional.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gaforrja
Një gaforre e qeshur dhe e ëmbël di të dalë gjithmonë nga situata. Këto dy veti duhet t’i përdorni më shpesh kur bëhët fjalë për të shpëtuar nga rrethana që mund t’ju kompromentojnë. Ndikimet astrale kanë kohë që ju kanë vënë në një kënd ku mund të ekspozoni më mirë gjithë aftësitë komunikuese që ju ndihmojnë për t’u integruar më mirë në projekte financiare. Në dashuri po dilni nga një fazë rutinore dhe zgjimi po ju pëlqen. Pika e dobët është çorientimi dhe çelësi i suksesit; distanca me personat negativë.
LEXO PA REKLAMA!
SHKARKO APP
Luani
Dëshira për të kaluar në një status të ri në çift ju ka bërë të varuar nga partneri. Tendenca për të qenë një partner ideal ju ka kushtuar karrierën dhe tani po shikoni se ju duhet të kujtoheni për veten. Ekuilibri mendor ju rrit sigurinë për hapa të mëtejshëm edhe në aspektin social, duke evituar një izolim të gjatë në mendime të vakëta. Pika e dobët është një dalje e papritur nga grupi miqësor dhe çelësi i suksesit; personaliteti i fortë.
Virgjëresha
Yjet kanë krijuar një tis të hollë qetësie që po ju deh. Merrni kohën tuaj dhe lëvizini të gjithë gurët për të arritur ato që doni. Toleranca dhe harmonia në familje ju ka mundësuar të dilni nga pengesat financiere. Në dashuri, dinamika po ndryshon. Gjërat që dikur i toleroje, tani mund të të duken të papranueshme. Ekziston rreziku që vëmendja jote të largohet nga partneri dhe të përqendrohet diku tjetër. Pika e dobët është largësia me të afërmit dhe çelësi i suksesit; maturia.
Peshorja
Lodhja stinore po largohet dhe tani jeni gati të hapni zemrën për dashuri. Bindjet dhe zhgënjimet do ju çojnë në një univers paralel ku ju duhet të përshtateni me personalitetin tuaj që ndryshon shumë shpesh. Pozicioni aktual i Afërditës është mjaft i favorshëm për financat. Kontrolloni nervozizmin dhe ecni në rrugë të njohura. Pika e dobët është ndonjë padrejtësi që mund t’ju bëhet dhe çelësi i suksesit; financat e mira.
Akrepi
Dashuria është stimuluese, ndërsa financat po shohin përmirësim. Ky konfigurim qiellor të fton të përjetosh ndjenjat dhe të mos lejosh emocionet negative të marrin kontrollin. Mos bjer në grackën e pesimizmit. Ky është moment i shkëlqyer për ata që kanë pasion për aktivitete krijuese dhe që kanë investuar me mençuri në të kaluarën. Pika e dobët është lodhja fizike dhe çelësi i suksesit; pasioni për muzikën.
Shigjetari
Konflitet nuk ju çojnë askund. Ktheni sytë nga vetja dhe përpiquni t’I jepni çdo personi atë që meriton. Zgjedhjet e deritanishme ju kanë mësuar të ecni mbi zjarr pa u djegur, por kjo ju bën më të sigurtë. Në dashuri, mund të ketë ende dyshime. Reflektoni mbi tensionet e shfaqura. Pika e dobët është humbja e fokusit te familja dhe çelësi i suksesit; vendosmëria.
Bricjapi
Një periudhë tranzitore në dashuri ju ka lodhur e po ndiheni rob të ndjenjave. Për të shpëtuar ju duhet guxim dhe një strategji e zhdërvjellët. Provokimet në emër të çështjeve ligjore ju kanë mprehur një aftësi tjetër, atë të qenurit i pavarur nga ndikimet. Pika e dobët është konflikti artificial që krijoni për të dalë në krye dhe çelësi i suksesit; partneriteti i besueshëm.
Ujori
Ndjesitë dhe përjetimet e një kohe të shkuar po jua dobësojnë qëndrueshmërinë ndaj një personi që jua ka kompromentuar zemrën. Dilni nga guacka e tundimeve dhe vendosni vetë mbi jetën tuaj. Zemra dhe arsyeja ju ngatërrojnë keq mes asaj që keni dhe asaj që shkoi. Financat po ju fuqizojnë pozitat drejtuese dhe integritetin profesional. Pika e dobët është ndonjë tekë e pozicioneve astrale në familje dhe çelësi i suksesit; përshtatshëria me njerëz dhe vende të reja.
Peshqit
Erdhi radha juaj! Po kënaqeni me gjithë ato që keni fituar në dashuri dhe tani po tentoni të shkoni përtej duke synuar majat edhe në financa, por këtu ka një kleçkë të vogël; komunikimi. Hidhni pas krahëve çdo hatërmbetje dhe bëjini llogaitë në favorin tuaj, duke krijuar mundësi edhe për të tjerët. Surprizat në planin social do ju bëjnë edhe më të dashur duke kuptuar e njohur realisht miqtë e vërtetë që e duan praninë tuaj më gjatë. Pika e dobët është mungesa e vëmendjes në çdo detaj dhe çelësi i suksesit; eleganca e të menduarit./bw