Aktualitet

99 raste pozitive me COVID brenda 24 orësh, 3 humbin jeten, mes tyre 44-vjeçarja nga Tirana pa sëmundje (BILANCI)

Published

on

Situatë tejet serioze nga COVID 19 teksa janë shënuar 99 raste të reja pozitive. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona, përkatësisht një 44 vjecare nga Tirana pa sëmundje veç obezitetit, një 64 vjecar nga Tirana dhe 65 vjeçare nga Vlora, me sëmundje bashkëshoqëruese 24  orët e fundit, është rritur numri i të shtruarve në të dy spitalet, COVID 1 dhe COVID 2. Aktualisht, në të dy spitalet janë 102 pacientë nga të cilët 11 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

 

Dr. Marjeta Dervishi- Instituti i Shëndetit Publik

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke ju kujtuar që në fillim të këtij komunikimi detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19.

 

Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit.

 

Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

 

Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e Covid2, aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

 

Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

 

Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia.

 

Rikujtojmë qytetarët se:

 

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

 

Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

 

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

 

Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.

 

Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga Covid19.

 

Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

 

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

 

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)

 

Testime totale        34175

 

Raste pozitive         3851

 

Raste të shëruara     2137

 

Raste Aktive         1610

 

Humbje jete         104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë         734

 

Durrës         209

 

Shkodër         199

 

Vlorë         104

 

Lezhë         86

 

Kukës         55

 

Korçë         50

 

Elbasan         46

 

Fier             42

 

Berat          40

 

Dibër                 24

 

Gjirokastër     21

Exit mobile version