Connect with us

Bota

Ç’do të ndodhë me azilantët në Gjermani pas zgjedhjeve aty? Mbrëmë rivalët patën debatin e rëndësishëm

Published

on

Zgjedhjet për kancelar në Gjermani patën një çast kulmor kur Angela Merkel dhe Martin Schulz u përballën në një duel televiziv. Për 90 minuta rresht kancelarja aktuale dhe rivali i saj socialdemokrat Martin Schulz debatuan platformat e tyre.

Ky  90 minutësh mbërtheu audiencën në  katër kanalet më të mëdha televizive gjermane ARD, ZDF , RTL dhe SAT1 .

Mesazhi përfundimtar i Schulz ka qenë se “ne jetojmë në një kohë ndryshimi” dhe, sipas tij, kancelar i ardhshëm i Gjermanisë duhet të formojë të ardhmen, jo vetëm ta menaxhoj atë. Gjithashtu edhe Merkel u përqëndrua tek  sfidat e së ardhmes, duke theksuar ekonominë digjitale dhe kohezionin social.

Pika e përbashkët e dy rivalëve është vetëm ndërprerja e marrëveshjes së bashkëpunimit me Turqinë dhe të anulohet procedura e anëtarësimit të Turqisë në BE.Schulz ka premtuar se do të luftojë të anulojë marrëveshjen BE-Turqi nëse ai zgjidhet kancelar. “Ky vend nuk mund të bëhet anëtar i BE-së”, ka thënë ai.

Edhe Merkel tha se “Nuk e shoh Turqinë si vend që të hyjë në BE, nuk e kam parë asnjëherë”.“Nëse unë bëhem kancelare, do ta ndalojë hyrjen e Turqisë në BE”, shtoi ajo.

Çështja e migracionit u bë çështja qendrore e diskutimit të tyre, ku Schulz akuzoi Merkelin për mospërfshirjen e partnerëve të BE-së në vendimet e saj për mbylljen e kufijve me Gjermaninë.

Merkel mbrojti politikën e saj për kufijtë ku një milion emigrantë kanë hyrë në Gjermani, duke thënë se ata nuk janë kërcënim për votuesit.

Pavarësisht se ajo këmbëngul se “emigrantët nuk janë kërcënim për vendin”, ajo pranoi se kriza e refugjatëve e ka lënë Gjermaninë në një “detyrë të vështirë”.

Rivali i saj Schulz u pajtua me vendimin për të mirëpritur refugjatët, por thotë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndaluar “predikuesit e urrejtjes”.