Connect with us

Politike

Vendimi i së Djathtës tradicionale Shqiptare: Mblidhemi në burg të Spaçit e fillojmë rezistencën!

Published

on

E shtuna ka të ngjarë të jetë data e themelimit të një lëvizjeje të djathë shqiptare. Balli Kombëtar Demokrat, Partia  Lëvizja e Legalitetit, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia e të Drejtave të Mohuara e re , Unioni Mbarkombëtar i ish të Përndjekurve Politikë dhe aktivistë politikë të tjerë sot kanë vendosur të mblidhen në Spaç, në rrënojat e burgut famëkeq komunist.

Tryeza e sotme vendosi që në ditën e mbledhjes së Parlamentit të ri, e djathta tradicionale të nisë ringritjen e saj, në kushtet e ngushtimit të lirive, të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vend.

Tryeza e sotme vendosi që takimi të zhvillohet në burgun e Spaçit, të shtunën , ora 11.