Connect with us

Lajme

Nis operacioni “Fshesa” mbi LSI -në. Largohen VIP-at.

Published

on

Largimet dhe shkarkimet e drejtuesve të disa institucioneve, të parët këta, po i dëshmojnë publikut se kush e ka drejtuar këtë vend katër vite me radhë.

Sot, media i identifikoi nga ngjyra e teserës së partisë, dy drejtues të rëndësishëm në ish ministrinë e Transporteve.

Per Dashamir Xhikën dhe Ylli Spahiun  u tha se, ikën drejtorët e parë të LSI nga administrata.
Të dy drejtonin sektorë kyç në ministrinë e Transportit, nga pikpamja e shërbimit publik por edhe të korrupsionit.

Xhika, drejtoi për katër vite me radhë drejtorinë e përgjithshme të Rrugëve, më pas Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Pa asnjë përvojë të mëparshme në këtë sektor, Xhika është shembulli tipik i militantit në LSI,
i paafte por gjithnjë atje ku ka mundësi të bëhen para të paligjshme, ai erdhi në këtë detyrë nga karrigia e drejtorit të burgut të Peqinit!!!

Spahiu, drejtoi për katër vite me radhë drejtorinë e Sherbimeve të Transportit Rrugor.
Eshte ajo drejtoria që indentifikohet në mënyrë të qartë në tregun e korrupsionit me targat, patentat dhe policët gri nëpër akset rrugore.
Ylli Spahiu u ul në karrigen e drejtorit të kësaj “plaçke” katër vite më pare dhe qëndroi aty deri tani, pa nderprerje dhe i pa shqetësuar nga kerkush.
Ai u bë drejtor aty pa asnjë përvojë të mëparshme si funksionar publik, madje as në katër vitet e para të pushtetit të LSI, ndarë me PD, por me “aksionin e artë”- vellai i deputetit Perparim Spahiu apo siç e njihnin ne LSI, Rimi, deputeti real i Bulqizes.

Ca më herët, pas marrëveshjes se Edi Ramës me Lulzim Bashën, rënien dakord për të larguar nga detyra një sërë funksionarësh që Lulzim Basha i kish identifikuar si me ndikim ne zgjedhje, la karrigen e drejtorit të AZHBR, edhe Suela Popa.

Edhe ajo pa asnjë pervojë të mëparshme administrative apo diku tjetër, u ul në karrigen e agjencise më të rëndësishme të pagesave për politika zhvillimi, thjesht si gruaja e deputetit të LSI Vangjel Tavo.

Te gjitha largimet që po ndodhin, sjellin në mendje faktin se çfarë deformimi të thellë kishte qeveria e ndarë mes PS e LSI.
Por edhe se si LSI ka menaxhuar pjesën e saj, tërësisht e pavarur dhe e pushtetshme, për të ndarë “plaçkën” e marrë mes familjeve që drejtonin LSI