Connect with us

Lajme

Operacioni “Fshesa”. Blendi Klosi udhëheq “Ditën e Enverit”

Published

on

“Të pastrojmë Shqipërinë që duam” është fushata e ndërmarrë nga ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi,i cili do te filloi se shpejti.

Sipas ketij aksioni ne vend, do te kete penalizim për çdo biznes që fiton duke gërryer mjedisin, hotelet, marketet, baret, individët që e kanë deri më sot mjedisin si mallin pa zot, pronën e përbashkët dhe përgjegjësinë e askujt . Ajo që ndodhi me ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, do të ndodhë me operacionin e ndalimit të ndotjes” ka shpejguar ministri Klosi.

Operacioni do te zhvillohet në disa faza. Në fazën e parë përveç penaliteteve, do te kete aksione pastrimi në akset kryesore rrugore, ne qëndrat urbane si dhe ne qëndrat historike ku do të përfshihen disa ministry, ajo e Brendshme, e Mbrojtjes,admnistrata, shkollat si dhe universitetet.
Para se gjithash, sipas ministrit Klosi, aleatët tanë më të mëdhenj ne kete aksion, do të jenë qytetarët.