Connect with us

Lajme

Nuk ka fraksione! Shpjegon Basha pas Kryesisë së PD-së

Published

on

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë tha se nuk do të ketë fraksione në PD për aq kohë sa ai do të drejtojë këtë forcë politike.
Basha tha se bashkimi i demokratëve do të bëhet me ata që nuk tradhëtuan demokratët në 25 qershor.

Basha: Sa kohë të jemi unë në PD nuk do të ketë fraksion në PD, por do të ketë hapësirë për këdo demokrat që të kontribuojë për qëllimin e përbashkët që është një qëllim kombëtar, jo thjesht qëllim i PD për të cliruar vendin nga zgjedha e krimit, nga bandat që qeverisin sot si aleate të denja të Ramës.

Bashkimi i demokratëve është bërë gjithmonë rreth atyre që demorkatët nuk i kanë tradhëtuar asnjëherë dhe që nuk i tradhëtuan as në 25 qershor. Rreth vlerave si shqiptarë, si europianë si patriotë dhe rreth qëllimit të përbashkët që ti shërbejme qytetarëve shqiptarë.
Kreu i opozitës tha gjithashtu së në mbledhje u mor një vendim unanim që është nisja e analizë dhe konsultimeve nga baza për të dalë nga ky proces me nje PD me të fortë.

Basha: Virtyti i një vendimi unanim është se janë rrahur të gjitha mendimet. Sepse nuk është lënë asnjë padëgjuar dhe asnjë argument pa u rrahur nga të gjitha drejtimet e duhura për të marrë një vendim. Vendimi i drejtë dhe vendimi unanim është nisja menjëherë e procesit të analizës dhe konsultimit me një qëllim: Për të dalë nga ky proces si një Parti Demokratike edhe më e fortë, më e gatshme, më demokratike, më e bindur për ti shërbyer njerëzve dhe demokracisë.
PD nuk ka kundërshtar, PD ka vetëm një kundërshtar, ky kundërshtar nuk është thjesht një person, por është ajo çka personifikon ky person, aleancën e krimit dhe ne jemi përballë tyre si aleanca e vlerave. Në këta aleancë të vlerave ka patur dhe do të ketë edhe më shumë vend për mendimin kritik, për rahejn e mendimit dhe për marrjen e vendimit sic u mor sot, vendim unanim.

Debatin brenda PD Basha e shpjegon kështu:

“Një mbledhje shumë e gjatë dhe e lodhshme, por lodhje e mirë. E dimë që nga qeveria asgjë e re nuk do të ndodhë, e keqja do të thellohet dhe shpresa e vetme e këtij vendi është PD. Mbledhja ka qenë e shoqëruar me një frymë dialogu dhe debati, pavarësisht prej deformimeve që i janë bërë në media. Debati nuk ka munguar, por ka qenë brenda kufijve etikë.”