Connect with us

Lajme

Rama mbledh grupin parlamentar. Caktohet strategjia për të enjten.

Published

on

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë, por dhe grupit parlamentar të PS-së.
Mësohet se në diskutime mes deputetëve u trajtuan për rreth një orë e gjysme çështje të ndryshme që i paraprinë seancës së ardhshme plenare.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka sqaruar se çfarë do të ndodhë në seancën e ditës së enjte. Në fokus ka qenë edhe Reforma zgjedhore, për të cilën opozita kërkoi që të zhvillonte një debat në lidhje me komisionin parlamentar. “S’duhet të ketë debat”, mësohet të ketë thënë Balla. Në te njejten linje ka qene dhe bashkekryetari i komisionit per reformen zgjedhore, Bledi Çuçi.
Ndërsa ministri i punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka folur rreth draftit për pakicat minoritare, draft i cili do të diskutohet nesër në Komisionin parlamentar të Politikave të Jashtme.
Kryeministri Rama foli dhe për Reformën në Drejtësi si dhe diskutimet për Reformën Zgjedhore, për të cilën LSI kërkoi një javë kohë.
Mbrëmë Rama, pas kompletimit të kabinetit edhe me zv/ ministrat zhvilloi një mbledhje me qeverinë duke mbajtur fjalimin e parë drejtpërdrejt. Ndërsa sot në mëngjes e nisi ditën me takimin e përjavshëm me ministrat dhe kabinetin për axhendën parlamentare për të vijuar më pas me vendimet që do të merren.