Connect with us

Lajme

Gjyqi: Emiliano Shullazi kërkon dëshmitar Sali Berishën

Published

on

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jete një nga dëshmitarët që do të dëshmojë në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër anëtarëve të tjerë të bandës të akuzuar nga prokuroria e krimeve te rënda për disa akuza mes të cilave edhe kercenimi ndaj ish rektorit Dhori Kule dhe rektorit aktual Mënyr Koni.

Kërkesa është bërë në gjykatë nga I akuzuari Emiljano Shullazi nëpërmjet avokatëve te tij mbrojtjes, kërkesë që mori aprovimin e trupit gjykues.

Por gjithçka erdhi pas dëshmisë në gjykatë të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai tha se ishte vene ne dijeni për kërcënimin nga një denoncim publik i bere nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Unë e vlerësova denoncimin dhe thirra në zyrë të gjithë personat që mund te kishin dijeni për këtë ngjarje dhe vura në lëvizje edhe policinë , por këtë gje nuk e beri prokuroria” u shpreh Tahiri, e cila sipas tij nuk kishte thirrur Berishen për të dëshmuar se nga e kishte marrë vesh informacionin.

Ish-ministri i brendshëm deklaroi gjithashtu se as ish rektori Dhori Kule dhe as rektori aktual Menyr Koni nuk i kishin identifikuar personat që e kishin kërcënuar.

Dëshmitar ne gjykatë u paraqit edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Haki cako. Ndryshe nga Tahiri, Cako tha se ishte vene ne dijeni për kërcënimin nga ministrja Lindita Nikolla. Jam takuar me te dhe me rektorin Dhori Kule, i cili sipas Cakos kishte identifikuar si një nga personat kërcënues Emiljano Shullazin.

Cako tha se në lidhje me këtë ngjarje kishte vene ne dijeni ministrin e brendshëm Saimir Tahiri ndërsa kishte udhëzuar Drejtorin e policisë së Tiranës dhe Drejtorin e Krimeve te Rënda në policinë e shtetit Ardian Cipën te merreshin me rastin ne fjalë.

I pyetur nga gjykata se në ç’mënyrë kishte qenë kërcënimi, Çako tha se sipas ish rektorit dhori kule disa persona e kishin ndaluar ne makine dhe i kishin thënë të mos mbështeste kandidatin Mynyr Koni në të kundërtën do të kishte probleme.

Në seancë dëshmuan edhe pedagogët Shezai Rrokaj, Majlinda Keta dhe Klodeta Dibra. Rrokaj pohoi se ditën që kishte ndodhur kërcënimi e kishte telefonuar rektori Dhori Kule, i cili i kishte treguar për kërcënimin por nuk i kishte pohuar personin që e kishte kërcënuar.

Ndërsa Majlinda Keta, e cila kishte patur rolin e kryetares se komisionit të zgjedhjeve në universitet pohoi se kishte mësuar për incidentin vetëm nga deklarata e Berishës, ndërsa Koni kishte paraqitur një kërkesë dorëheqje po kjo nuk kishte qenë sipas ligjit.

Ndërsa kandidatja për rektore Klodeta Dibra tha se kishte fushata për zgjedhje kishte qenë e qetë ndërsa, ndërsa për kërcënimin e kandidatit tjetër ishte vënë në dijeni nga media. Në gjykatë u paraqit për të dëshmuar edhe ish-rektori Dhori Kule, i cili u larguar pas një problem familjar.

Pyetja e tij së bashku me ministren e arsimit Lindita Nikollën. Rektorit Mynyr Koni, drejtorit të policisë së Tiranës Ervin Hodaj do të bëhet ne seancën e radhës që do të zhvillohet të martën tjetër.

Denoncimi i ish-Kryeministrit ne prill 2016: Gara për Rektorë, Berisha: Mynyr Koni u tërhoq, e kërcënoi Shullazi

Berisha deklaronte atehere :Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor. Mynir Konit të tërhiqet nga gara ose do ti rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën.

Dje Profesori i nderuar Mynir Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi.

Kanë ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” me tre makina Rektorin aktual të Universitetit i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese ultimative që ti heqë çdo mbështetje Mynir Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq.