Connect with us

Lajme

Edhe Basha me “qytetarin dixhital”. I vjen ky denoncim në celular..

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë për mediat një mesazh të një qytetari nga Fieri, sipas të cilit, shtetasi Renato Çami ka marrë peng për tre ditë një qytetar dhe se policia nuk ka ndërhyrë pavarësisht denoncimit. Sipas mesazhit të publikuar nga Basha, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit dhe se qytetari është detyrua të tërheqë denoncimin nga reanimacioni.

Basha:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani:

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit.

Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesën e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhën prapë ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar dëshminë e tij. Dua te them se Renato Cami është sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci.

Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”