Connect with us

Lajme

Tirane, i riu i vë flakën vetes para Parlamentit

Published

on

Një 35-vjeçar tentoi të vetëdigjej sot para godinës së parlamentit të Shqipërisë. Ngjarja u regjistrua pak çaste para nisjes së seancës plenare.

Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Sajmir Zalli, nga Lezha, i cili edhe tri javë më parë tentoi vetëvrasjen publikisht duke hipur në një vinç në qendër të Tiranës.  Pas negociatave ai zbriti.

Ditën e sotme,  Zalli ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

Një polic si dhe një kalimtar ndërhynë duke shuar flakët

Sajmir Zalli ka deklaruar në polici pas ngjarjes së parë se ka probleme me gruan prej divorcit në vitin 2014 e në vazhdim pasi ajo nuk e lejon të takojë fëmijët.