Connect with us

Lajme

Durrës, kanoste me armë të ftohtë këmbësorët, për ti grabitur, pranga 29 vjeçarit

Published

on

Disa grabitje dyshohet se mbajnë autorësinë e tij. Ai akuzohet se vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin në zonën e plazhit,dhe tashmë ka rënë në pranga të policisë. Policia e Durrësit bënë me dije se finalizoi me sukses operacionin e koduar “Përsëritësi”, arrestohet 29-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje me dhunë, të ndodhura muajt e fundit.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor “Përsëritësi”, arrestuan shtetasin:

 

  1. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

 

Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë:

 

– Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

 

– Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

 

– Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.

 

– Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.

 

Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.