Connect with us

HOROSKOPI

Ujori, parashikimi i muajit Qershor 2020

Published

on

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit.
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Ujorit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Kjo duhet të jetë një nga periudhat më të mira të vitit sepse e keni të lehtë që ta shprehni veten. Mund të jeni pak më egoist se zakonisht në lidhje me të tjerët, gjë që nuk është domosdoshmërisht e ekzagjeruar apo negative, thjesht është e nevojshme që të paktën një herë në vit (që për ju është periudha e ditëlindjeve të Binjakëve) të shikoni terezinë tuaj. Dëshirën për t’ia kaluar mirë e për të arritur qëllimet tuaja e keni shumë të lartë por gjithashtu mos harroni të tregoni disiplinë dhe organizim.

3 Qershor: Afërdita rilind. Ditë e mirë për që të gjithë për të vendosur drejtimin në çeshtjet e dashurisë dhe mbi çdo gjë që doni. Ju si Ujor duhet ta keni më të lehtë tani që të komunikoni më shumë me partnerin dhe të jeni vetvetja, të çiltër, drejt e në temë dhe gati për zbavitje.

5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Mund të mblidhni shumë njerëz bashkë e të bëheni sebep se pse shumë njerëz njihen e t’ia kaloni mirë. Mund të afroheni më shumë me një shok e të largoheni shumë nga një tjetër. Kjo vlen dhe për dashurinë.

18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre. Do ju ndryshojë shumë rutina por nëse dëgjoni intuitën, nuk do bëni gabime të mëdha për të cilat të vini duart në kokë më vonë. Përpiquni që të bëni njëherë provë nëse diçka funksionon përpara se ta vendosni përfundimisht.

20 Qershor: Dielli vjen në Gaforre. Do analizoni më mirë jetën tuaj dhe mënyrën se si përballoni përgjegjësitë që keni. Do tregoheni më efikasë dhe më produktivë. Përpiquni që të mos lini pas dore asgjë me rëndësi kështu që ndani njëherë prioritetet dhe pastaj ndiqni planin e punës.

21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Kujdesuni mirë për shëndetin megjtihatë përpiquni që të mos bëheni tepër të fiksuar me shëndetin gjithashtu.

23 Qershor: Neptuni zmbrapset në shenjën e Peshqve. Ka ardhur koha për të qenë serioz dhe për t’u përqëndruar në botën materiale. Do përpiqeni që të fitoni sukses material.

25 Qershor: Afërdita drejtohet në shenjën e Binjakëve. Ky është një moment i shkëlqyer për të filluar njohjen me dikë të ri dhe special, që nuk është i mërzitshëm. Do jeni më romantikë por në një mënyrë lozonjare, dhe do doni të krijoni skena romantike. Është shumë e lehtë që të tërhiqni njerëz të ndryshëm gjatë kësaj periudhe.

27 Qershor: Marsi hyn në Dash. Do shtyheni që të komunikoni hapur. Do doni të thoni shumë gjëra dhe nuk do rezervoheni. Duhet ta shfryni energjinë që keni në mënyrë që të mos krijoni ankth.

30 Qershor: Jupiteri lidhet me Plutonin. Mundësi e mirë për tu marrë me huatë, me borxhet. Mund të përjetoni krizë emocionale. Mund të ndjeheni të “mbërthyer” dhe të paaftë për të përballuar disa nga përvojat e mundshme këto kohë. Mund ta keni të vështirë të gjeni përgjigjen sepse ose nuk e dini, ose e keni të vështirë të gjeni fjalët për të shprehur ndjenja. Mund ta keni të vështirë që të bëni një përballje apo një konfrontim, por shmangia me realitetin mund të jetë arsyeja pse ju duket vetja më të papërgatitur seç jeni. Jupiteri mund t’ju ndihmojë të mësoni shumë. Mësimi mund të jetë i vështirë por Jupiteri është në këtë bashkim për t’ju ndihmuar.

Qiell të Mbarë.