Connect with us

HOROSKOPI

Bricjapi, parashikimi i muajit Qershor 2020

Published

on

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund tëmos i përshtatet qëtëgjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit qëkanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe Sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Bricjapit.
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Bricjapit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Do ndjeheni shumë krenar për punën që bëni dhe mund të keni disa ndryshime të vogla por të rëndësishme në punë.

3 Qershor: Afërdita rilind në shenjën e Binjakëve. Do jeni shumë më praktikë në dashuri e në çeshtje që mund të lidhen me fëmijët, me pjesën kreative të punës suaj dhe në përgjithësi do e shikoni rutinën me një afeksion të ri.

5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Do keni nevojë të madhe për të qenë vetëm dhe për tu përqëndruar në botën tuaj të brendshme. Do jetë moment i mirë për introspeksion ose për t’u marrë me emocione të cilat i keni lënë të shtypura më parë. Eklipsi i Hënës së plotë ju shtyn që të zhyteni në nënndërgjegjesh dhe të rigjeni veten. Mund të zbulohen sekrete dhe t’ju forcohet intuita.

18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre. Lidhja ose martesa juaj do ju kërkojë një ri-negocim të kushteve apo të gjërave me të cilat keni rënë dakort.

20 Qershor: Dielli vjen në Gaforre. Mund të mësosh shumë për veten përmes komunikimit me njerëzit. Do analizoni marrëdhëniet tuaja dhe do keni kohë për të diskutuar çështje që mund t’ju ketë bërë të ndjeheni keq në të kaluarën.

21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Një partneritet, marrëdhënie ose kontratë do kërkojë vëmendjen tuaj. Shikoni mos i keni lënë pas dore nevojat tuaja në favor të atyre të njerëzve të tjerë gjatë kohëve të fundit. Shikoni mos përparësitë tuaja kanë ndryshuar. Si mund të plotësoni nevojat tuaja pa u përleshur me ato të dikujt të afërt me ju? Mund të arrini në një marrëveshje të rëndësishme.

23 Qershor: Neptuni zmbrapset në shenjën e Peshqve. Duhet të jeni më të vetëdijshëm mbi mënyrën si komunikoni me njerëzit e tjerë gjatë kësaj periudhe. Duhet të jeni sa më të qartë pasi keqkuptimet mund ta trazojnë jetën tuaj tani. Për të shmangur keqinterpretime apo keqkuptime, duhet të shmangni nënshkrimin e kontratave.

25 Qershor: Afërdita drejtohet në shenjën e Binjakëve. Mund të njihni dikë që t’ju interesojë në ambjentin e punës ose nëpërmjet punës. Do bëheni më perfeksionist dhe do gjeni më shumë kënaqësi në punën tuaj.

27 Qershor: Marsi hyn në Dash. Prej kësaj date mund të jeni më subjektiv, do e keni pak të vështirë që t’i shikoni gjërat jashtë perspektivës tuaj, dhe në përgjithësi do jeni më pak të hapur për të pranuar mendimet e njerëzve të tjerë.

30 Qershor: Jupiteri lidhet me Plutonin. Duhet të ndryshoni mënyrën si i qaseni jetës. Kjo mund të përfshijë mënyrën sesi paraqiteni para botës ose se si paraqiteni para njerëzve që takoni. Mund të bëni ndryshime në pamjen tuaj fizike, në pjekurinë, qëndrimin, identitetin tuaj dhe në perceptimin se kush jeni. Nëse ende nuk ka ndodhur diçka që t’i sjellë këto gjëra në vëmendjen tuaj, atëherë do ndodhë së shpejti. Jupiteri do ju ofrojë fillimin që ju nevojitet për të bërë ndryshimet që keni dashur gjithmonë të bëni nën sipërfaqe. Përcaktoni veten në mënyrën që jeta juaj të ecë përpara por mos prisni që të ndodhë brenda natës. Do ju duhet vendosmëri dhe kohë.

Qiell të Mbarë.