HOROSKOPI
Virgjëresha, parashikimi i Muajit Qershor 2020
Published
4 years agoon
By
adminParashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjëreshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Virgjëreshës. P
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Virgjëreshës, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.
Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Fokusi për Virgjëreshën gjatë kësaj periudhe është tek karriera dhe synimet në jetën profesionale. Me më shumë mundësi do kërkoni rritje apo ngritje në punë, do kërkoni mundësi më të mira në karrierë ose do mendoni për fillimin e biznesit tuaj. Gjatë këtij muaji karriera juaj vjen e para dhe do ia dilni mirë. Mund të merrni mbështetje prej dikujt në punë. Do keni më shumë ndërveprime me të moshuarit. Vetëm bëni kujdes me reputacionin dhe shmangni të zgjedhjet që mund t’ju trazojnë.
3 Qershor: Afërdita do rilind në shenjën e Binjakëve, meqë bashkohet me Diellin në këtë datë. Kush është beqar do tërhiqet nga dikush i cili është më i madh në moshë (grua ose burrë). Do doni dikë që është i qëndrueshëm, që është i suksesshëm në karrierën e vet dhe ka një pozitë të mirë në shoqëri. Në publik do jeni edhe më simpatik se zakonisht dhe kjo mund të tërheqë më shumë njerëz tek ju.
5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Do finalizohet nje çeshtje e rendesishme lidhur me dashurine, do vihen te gjitha pikat mbi i dhe cdo gje do jete e qarte edhe per ju edhe per personin tjeter.
18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre dhe do jetë i zmbrapsur në Gaforre deri më 12 korrik. Ku janë ata shokët e vjetër se do ju shkojnë në mendje dhe do takoheni me të paktën njërin prej tyre gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu do doni të kaloni më shumë kohë vetëm. Përpiquni që të jeni të qartë me veten në mënyrë që të shmangni keqkuptimet e mundshme me miqtë këto kohë. Mos u merrni me thashetheme sepse mund të ndikoni në marrëdhëniet e mira që kemi. Nëse s’keni asgjë të mirë për të thënë, mos thoni asgjë. Megjithatë, ato lidhje që nuk ju shërbejnë më, mund t’i shkëpusni pa frikë. Zmbapsja e mërkurit mund t’ju ndihmojë të zbuloni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë dhe cilët jo. Kthehuni tek një ëndërr që dikur ju ka frymëzuar për të ardhmen. Rrjetet kërkimore që mund t’ju ndihmojnë drejt qëllimit tuaj.
20 Qershor: Dielli do vijë në Gaforre. Muaj i Gaforres do jetë i lumtur për ju, axhendën do e keni të mbushur plot me gjëra për të bërë. Do jeni më tolerant dhe më të hapur.
21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres. Do bëheni më të gatshëm për t’iu bashkuar një kauze, për tu marrë me çeshtje humanitare, për të dhënë e për t’i shërbyer shumë njerëzve gjë që ju vjen për duarsh gjithsesi.
23 Qershor: Neptuni do zmbrapset në shenjën e Peshqve. Do jeni të paqartë mbi partneritetet apo bashkëpunimet tuaja. Disa prej jush mund të shohin një sjellje zhgënjyese nga ana e bashkëshortit/bashkëshortes ose e partnerit në përgjithësi. Sjellja e tij/saj mund t’ju duket e papërgjegjeshme. Disa mund të takohen me partnerë të mundshëm që duken sikur janë të saktë apo ata që ju duhen por që në fund nuk rezulton ashtu. Kjo vlen për disa ndërsa të tjerë prej jush do lidheni në një nivel më të thellë shpirtëror në marrëdhëniet tuaja duke pranuar se njeriu nuk mund të kontrollojë partnerin e tij, se askush nuk është nën zotërimin e askujt dhe asnjëri nuk mund të ndjekë skenarin e tjetrit.
25 Qershor: Afërdita do drejtohet në shenjën e Binjakëve dhe do vazhdojë në shenjën e Binjakëve deri më 7 gusht. Ai që ka shansin më të mirë që të fitojë zemrën tuaj do jetë ai që respektoni më shumë. Mund të takoni dikë gjatë punës tuaj ose përmes një personi që ju njeh të dy, dhe ky personi me të cilin njiheni mund të jetë një sipërmarrës/sipërmarrëse, CEO, mund të jetë person që punon në politikë ose në marrëdhënie me publikun. Me punën do jeni shumë kreativë dhe kjo do jetë periudhë e mirë për ata prej jush që janë të përfshirë në fushën e artit ose bukurisë, ose për të lënë një përshtypje pozitive tek një njeri i rëndësishëm.
27 Qershor: Marsi do hyjë në Dash dhe do jetë në Dash deri më datë 6 janar 2021. Doni s’doni do transformoheni dhe do jetë për të mirën tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me diçka në jetën tuaj, do përpiqeni më shumë se kurrë që ta ndryshoni. Sa më shumë të punoni, aq më mirë do ia dilni. Gjykimet mbi çdo situatë do i bëni më shpejt dhe çdo të papritur do e përballoni me përgjegjësi dhe qetësi.
30 Qershor: Jupiteri do lidhet me Plutonin për herë të dytë por të parafundit për këtë vit. Mund të keni pësuar zhgënjime të vazhdueshme personale ose romantike në këto + dy vitet e fundit dhe madje mund të keni patur më pak kohë se normalisht për të shijuar vërtet jetën. Tani duhet ta keni kuptuar se prioriteti juaj duhet të jetë gëzimi, argëtimi dhe pasioni. Jupiteri po vjen për t’iu përgatitur për festë. Unë e di që botë të zë me punë dhe s’ke kohë të shikosh një serial deri në fund por duhet edhe pak pushim e zbavitje.
Jupiteri do ju sjellë pak argëtim por kjo nuk vjen kurrë pa kosto. Sidoqoftë, për aq kohë sa rezultati do jetë kthimi i vetes në rrugën e duhur, do ndjeheni më mirë me veten sepse do e kuptoni se kjo rrugë po ju çon drejt një rutine më të mirë.
Qiell të Mbarë.