Connect with us

HOROSKOPI

Gaforrja, parashikimi i muajit Qershor 2020

Published

on

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Gaforre, Hënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Gaforres. P

Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Gaforres, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.

Dielli është në shenjën e Binjakëve deri më datë 20 Qershor. Kjo për ju është periudhë tërheqjeje dhe rigjenerimi, kohë për të reflektuar, ëndërruar dhe për të rimbushur bateritë. Gjërat që s’kanë më dobi për ju në jetën tuaj, tani mund t’i lini pas. Për ju kjo është periudhe ku shumica e gjërave që duhet të lini pas, do i lini pas. Përgatituni gjatë kësaj periudhe për periudhën kur më datë 20 Dielli të vijë në shenjën tuaj e të fillojë periudha e ditëlindjeve tuaja.

3 Qershor: Afërdita do rilind në shenjën e Binjakëve sepse bashkohet me Diellin në këtë datë. Ata prej jush që janë beqarë, nuk do duan që të kenë Një marrëdhënie e filluar në fshehtësi ka më shumë të ngjarë të ndodhë nën këtë ndikim.

5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Fokusi do jetë në shtëpinë, familjen ose në vendin ku jetoni. Mund të kuptoni se çfarë ju duhet për t’u ndjerë me të vërtetë të sigurt dhe rehat. Mund të ndodhë diçka e cila ju lidh më shumë me familjen ose me paraardhësit tuaj. Ndoshta do dalloni një çekuilibër në jetën tuaj familjare. Mund të shëroni një zënkë brenda familjes, ose të mbaroni punë me rregullimin e shtëpisë/vendit të punës.

18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në shenjën tuaj dhe do jetë i zmbrapsur në shenjën tuaj deri më 12 korrik. Bëni një test personaliteti, lexoni një hartë astrologjike (hartën që ofroj unë ose një tjetër) që ta njihni veten tuaj më mirë. Mund të ndryshoni pamjen, mënyrën se si prezantoheni. Mund të bëni shumë ndryshime që janë të dukshme gjatë kësaj periudhe.

20 Qershor: Dielli do vijë në shenjën tuaj dhe do jetë aty deri më datë 23 korrik. Dielli do ndriçojë tek ju për disa javë, duke sjellë në vëmendjen tuaj çështje që lidhen me identitetin tuaj personal, me pamjen, me sjelljen e jashtme dhe shprehjen e vetvetes. Do jeni në gjendje të krijoni përshtypjen që doni t’i lini të tjerëve. Do jeni gati ta lini pas të shkuarën tuaj dhe të filloni një cikël të ri personal. Do keni më shumë besim tek vetja dhe tek të paktën një projekt që e keni nisur vetë. Do jeni më trim dhe të aftë për të përballuar vëmendjen e rritur tek vetja.

21 Qershor: Hëna do jetë e re në shenjën tuaj. Energjia juaj do jetë shumë e lartë, gjë që është e mirë sepse Hëna do ju japë shumë dëshirë dhe energji për jetën, veçanërisht dëshirë për të provuar gjëra të reja. Do takoni njerëz të rinj, do keni përvoja të reja dhe do jeni më të guximshëm.

23 Qershor: Neptuni do zmbrapset në shenjën e Peshqve për 5 muaj. Perspektiva juaj e përgjithshme për jetën po ndryshojë do dhe do jeni më të gatshëm të përqafoni filozofi të pazakonta ose shpirtërore. Gjërat do ju bëjnë më pak përshtypje se zakonisht. Personaliteti juaj do shkojë më shumë drejt misterit dhe butësisë. Do tregoni më shumë interes për artet, veçanërisht ato që ju prekin emocionet. Mund të keni disa konfuzione në lidhje me çeshtjet e lidhura me udhëtimin, me çështjet juridike ose me arsimin e lartë.

25 Qershor: Afërdita do drejtohet në shenjën e Binjakëve dhe do vazhdojë në shenjën e Binjakëve deri më 7 gusht. Mund të bini në dashuri me dikë që nuk e prisnit por lidhja do jetë shumë private, shumë pak njerëz do dinë mbi ndjenjat tuaja. Gjithashtu mund të bini në dashuri por të mbetet platonike.

27 Qershor: Marsi do hyjë në Dash dhe do jetë në Dash deri më datë 6 janar 2021. Sado sukses të keni gjatë kësaj periudhe, nuk do jetë i mjaftueshëm për ju. Gjithmonë do gjeni më shumë gjëra për të bërë. Ambicia juaj do rritet dhe do përqendroheni në qëllimet afatgjata. Mund të bëni plane realiste mbi se si të merrni atë që doni. Mund të përqendroheni më shumë në karrierën tuaj se në çdo gjë tjetër. Do jetë periudhë e mirë për fillimin e një biznesi të ri ose fillimin e një rruge të re karriere. Mund të merrni më shumë vlerësim për punën që bëni. Sa më shumë të arrini dhe nga sa më shumë njerëz të vëreheni, aq më të sigurt do ndiheni.

30 Qershor: Jupiteri do lidhet me Plutonin për herë të dytë por të parafundit për këtë vit. Marrëdhëniet tuaja kanë qënë të trazuara gjatë muajve të fundit. Jupiteri do ju ndihmojë që t’i lehtësoni tensionet edhe pse jo menjëherë. Jupiteri mund të vijë në formën e dikujt që ju këshillon. Situata mund të jetë e vështirë në fushën personale por mund të jetë dhe në fushën ligjore, prandaj këshilltari mund të jetë i natyrave të ndryshme. Do keni mundësi të zgjidhni mes shumë mundësish.

Qiell të Mbarë.