HOROSKOPI
Binjakët, parashikimi i muajit Qershor 2020
Published
4 years agoon
By
adminParashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Qershor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Binjakëve.
Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Binjakëve, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.
Dielli është në shenjën tuaj deri më datë 20 Qershor. Është muaji juaj. Vëmendja mbi ju është maksimale. Njerëz që keni preferuar të mos kujtohen për ju, kujtohen dhe njerëzit që keni dashur t’ju japin 1-2 minuta, tani duan ta kalojnë ditën me ju. Është periudha gjatë të cilës mësoni më shumë mbi veten. Do mbështeteni dhe do fitoni më shumë vetëbesim.
3 Qershor: Afërdita do rilind në shenjën tuaj, meqë bashkohet me Diellin në këtë datë. Do doni të kënaqni veten dhe njerëzit rreth jush. Do keni dëshirë ta përkëdhelni veten dhe të merreni me pamjen tuaj. Do e keni të lehtë të fitoni simpatinë e shumë njerëzve. Do doni t’u tregoni njerëzve veten tuaj dhe do të preferoni të bëni biseda argëtuese dhe të lehta sesa të bëni diskutime që mund të përfundojnë në zënka.
5 Qershor: Eklipsi i Hënës së plotë në shenjën e Shigjetarit. Do merrni drejtësi, atë që meritoni. Diçka e rëndësishme që përfshin një marrëveshje do finalizohet.
18 Qershor: Mërkuri zmbrapset në Gaforre dhe do jetë i zmbrapsur në Gaforre deri më 12 korrik. Do vëzhgoni atë që e shikoni si të rëndësishme apo me vlerë dhe do e pyesni veten nëse ajo gjë ka vërtetë rëndësi për ju apo jo. Paratë mund të vonohen ose kufizohen kështu që do ishte mirë të kurseni këto kohë, për çdo rast. Nga ana tjetër, mund t’ju vijnë para papritur. Gjatë kësaj periudhe kur planeti juaj drejtues do jetë i zmbrapsur në fushën e parave, do i bëni vetes shumë pyetje. Do pyesni veten nëse jeni të kënaqur me mënyrën se si fitoni para? A jeni financiarisht të qëndrueshëm? A besoni se ia vlen ajo gjëja që doni? A jeni në rrugën e duhur për ta marrë atë që doni apo ndiheni sikur po ecni larg dhe çfarë mund të bëni për ta ndryshuar trajektoren.
20 Qershor: Dielli do vijë në Gaforre dhe do jetë aty deri më datë 23 korrik. Do punoni fort, do arrini të përballoni ose të shijoni disa gjëra dhe eksperienca ekstravagante më shumë se zakonisht. Do jetë periudhë e mirë sepse do ndjeheni të sigurt.
21 Qershor: Hëna e re në shenjën e Gaforres do ju shtyjë të planfikoni buxhetin tuaj dhe do arrini të ndiqni planin financiar që mund t’i keni përcaktuar vetes. Përveç kësaj mund t’ia bëni qejfin vetes duke shpenzuar pak më shumë dhe ju shtyj që ta bëni sepse do ju bëjë mirë.
23 Qershor: Neptuni do zmbrapset në shenjën e Peshqve për 5 muaj. Neptun duke mbushur vizionin tuaj se ku jeni drejtuar në jetë mund të shkaktojë një shqetësim të brendshëm dhe konfuzion. Nëse jeni një person që lulëzon në një plan master – diçka që është e pakapshme gjatë kësaj periudhe të jetës tuaj – mund ta gjeni këtë një periudhë shqetësuese derisa të përshtateni me këtë ndikim. Rrethanat e pazakonta, rastësitë, ose ndonjë farë fshehtësie dhe misteri rrethojnë karrierën ose reputacionin tuaj. Të tjerët mund të mos ju shohin për atë që jeni, por përkundrazi atë që ju pëlqen të jeni. Mundohuni të mos e inkurajoni këtë sjellje, aq tërheqëse që mund të jetë për ta bërë atë.
25 Qershor: Afërdita do drejtohet në shenjën tuaj dhe do vazhdojë në tuaj deri më 7 gusht. Do jetë periudhë e shkëlqyer për të vizituar vende artistike dhe për të marrë pjesë në evente sociale. Mund të përjetoni momente shumë romantike me partnerin. Nëse jeni beqarë, mund të njihni dikë të ri, por vetëm nga fundi i muajit e tutje.
27 Qershor: Marsi do hyjë në Dash dhe do jetë në Dash deri më datë 6 janar 2021. Marsi do ju shtyjë që të inovoni, ëndërroni dhe mbusheni me shpresë. Do jetë periudhë shumë e mirë për të punuar bashkë me një grup drejt një qëllimi të përbashkët. Puna në një grup mund të jetë mënyra e vetme për të arritur qëllimet gjatë këtij tranziti. Mund të bëni punë shumë të mira humanitare gjatë kësaj periudhe, dhe do jeni shumë më të zënë se zakonisht me mbledhje me shokë apo kolegë. Do keni më shumë energji për t’i realizuar synimet.
30 Qershor: Jupiteri do lidhet me Plutonin. Mund të jeni ndjerë shumë pa fat për ca kohë, sikur ju ndjek tersi sa herë që nisni një gjë. Gjithashtu duhet të keni kaluar ndryshime të mëdha jetësore ose jeni marrë me çështje madhore financiare. Të mbash përgjegjësitë që keni ju tani nuk është e lehtë, veçanërisht kur mendoni se nuk ju mbështet fati POR Jupiteri do ju japë kontrollin që keni menduar se ju ka shkarë nga duart. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë të shëroheni emocionalisht dhe të çoni jetën tuaj përpara. Kjo periudhë nuk është një e lehtë por do dilni më të fortë dhe më të aftë për të marrë kontrollin e jetës suaj. Do ndjeheni shumë krenarë për veten.
Qiell të Mbarë.