Connect with us

Kronike

Vrasja e dy vëllezërve në Krujë, policia zbardh ngjarjen, dyshohet për një kolflikt të vjetër

Published

on

Policia e Durrësit tha se ngjarja e rëndë që i mori jetën dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Krujë, dyshohet të ketë ndoshur për shkak të një konflikti të vjetër.  Ditën e djeshme më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, u  plagosë më armë zjarri shtetasit G.B., 34 vjeç, dhe Xh.B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët u dërguan për në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë.  Policia disa orë pas ngjarjes, bëri me dije se identifikoi në kohë rekord autorin e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës. Sipas policisë  autori i dyshuar është  shtetasi R.P, 32 vjeç, po nga Kruja. Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë janë bashkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës, ku mësohet se po vijon krehja  e zonës për  kapjen e autorit. Menjëherë  është ngritur grupi hetimor  dhë në ndihmë të tyre  u nisën dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet  për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia tha se dy dron kanë filmuar dhe gjatë natës  në erresirë, duke kontrolluar gjithë zonën. Policia deklaroi se gjeti makina e autorit të dyshuar të vrasjes. Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz te Krujës, ndërkohë që forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea vazhdojnë të jenë në ndjekje të autorit .