Connect with us

Kronikë

Aksioni i anti drogës, tre në pranga mes tyre dhe kryeplaku i fshatit, dy në kërkim

Published

on

Policia e Durrësit, bëri me dije se po vijon kontrollin masiv të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Tre persona mësohet se kanë rënë në pranga, mes të cilëve dhe kryeplaku i fshatit Kuraten, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë Durrës

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej kryeplaku i fshatit Kuraten, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit masiv të territorit, në vendin e quajtur “Gryka e Xhafës”, në fshatin Shkafane, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit Z. D., 57 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, pronari i sipërfaqes së tokës, dhe B. V., 25 vjeç, banues në Shkafane, i dyshuar si kultivues i fidanëve narkotikë të gjetur gjatë kontrollit nga ana e Policisë.Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit U. D., 67 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Kuraten, Ishëm.Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., 24 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, dhe  A. F., 23 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.