Connect with us

Kronikë

Nga Tirana në Vlorë, OFL iu kërkon burimet e pasurisë tre të dënuarve

Published

on

Operacioni “Forca e Ligjit” iu dërgon formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre personave të dënuar për vepra të rënda, në Tiranë e Vlorë.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– O. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

– E. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim;