Connect with us

Sociale

Lidhja e paligjshme e ujit të pijshëm dhe rreth 3 milionë lekë debi, UKD proçedon penalisht abonentin

Published

on

Ujësjellës Kanalizime Durrës, njofton se ka proceduar për ndjekje penale një abonent që është lidhur në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujit të pijshëm. Bëhet fjalë për abonentin me iniciale A.A, cili disa herë me radhë ka kryer lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Inspektoriati i UKD që mbulon zonën e Plazhit i kishte ndërprerë furnizimin me ujë, pasi personi në fjalë ka një debi të papaguar në shumën 298 963 lekë. Ky abonent nuk ka lidhur aktmarrëveshje me UKD për të paguar me këste debinë e mbartur, madje disa herë ka kryer lidhje të paligjshme. Në këto kushte ai është denoncuar në prokurorinë e Durrësit për ndëryrje të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, ndërkohë që është bërë edhe shkëputja e tubit të ujit që furnizohej  në mënyrë të parregullt. UKD iu bën thirrje personave debitorë që të paguajnë rregullisht këstet e debisë dhe të mos kryejnë ndërhyrje në rrjetin e ujit të pijshëm.