Connect with us

Uncategorized

21 vite nga çlirimi i Kosovës, Besa Shahini mesazh urimi: “Mos të harrojmë falë kujt kemi lirinë dhe të përkujtojmë sa e brishtë është ajo”

Published

on

Si sot 21 vite më parë, pushuan bombardimet e NATO-s në Kosovë, çfarë shënoi ditën e çlirmit dhe kjo ditë kujtohet tani më si një ditë feste për mbarë popullin. Në lidhje me këtë ditë,  Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka përciell një mesazh urime, shpërndarë për mediat.  Shahini është shprehur ndër të tjera në këtë mesazh se  nuk duhet harruar falë kujt Kosova ka lirinë dhe të përkujtojë sa e brishtë është ajo.

Mesazhi i plotë i Ministres Shahini:

“Sot e 21 vite më parë, isha refugjate në Kanada kur mora lajmin që kishin pushuar bombardimet e NATO-s dhe trupat këmbësore ishin futur në Kosovë. Kosova ishte çliruar!

Si fëmijë që kishte parë vetëm konflikt dhe luftë, e kisha të vështirë ta paramendoja paqen dhe lirinë në Kosovë dhe gjithë potencialin që ngërthente ajo liri për popullin tonë. Sot, jo vetëm kam mbijetuar luftën 21 vite më parë, por jam duke shërbyer në qeverinë e Republikës së Shqipërisë, si shenjë e qëndresës dhe bashkimit tonë kombëtar.

Por, kjo liri që gëzojmë sot, qëndron mbi mijëra jetë të humbura e shumë e shumë të tjera të shkatërruara. Ndaj, mos të harrojmë kurrë falë kujt po e gëzojmë këtë ditë dhe të përkujtojmë me përulësi se sa e brishtë është liria dhe sa shumë duhet të përpiqemi ta mirëmbajmë dhe gëzojmë atë, duke dashur njëri-tjetrin dhe duke bërë çdo ditë nga pak që të lëmë një vend më të mirë për fëmijët tanë”.