Connect with us

Kronikë

Kokainë për shitje, arrestohet 24 vjeçari. Policia i sekuestron paisjet

Published

on

Policia e Durrësit, arrestoi një tjetër shtetas të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta. Një 24 vjeçar, ka rënë në pranga të policisë, pasi i janë sekuestruar 11 doza lëndë e dyshuar si kokainë dhe disa paisje që i shërbenin për shitjen e drogës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

 

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

 

Arrestohet në flagrancë një 24-vjeçar.

 

Sekuestrohen 11 doza me lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celular dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

Në vijim të operacioneve të shumta për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i një hetimi disajavor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

  1. P., 24 vjeç, banues në Durrës.

 

Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.

 

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqës or Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.