Connect with us

Lajme

Mirupafshim qershor; Planeti Mars futet në jetën e të gjitha shenjave astrologjike dhe ky është ndikimi i tij sipas astrologes Meri

Published

on

Dashi

Një energji e shumëpritur do t’ju ngrejë moralisht dhe do t’ju japë fuqi dhe shanse për të bërë gjëra të reja në jetën tuaj, si ne planin personal ashtu edhe në atë profesional. Duhet t’u shmangeni përballjeve me ligjin apo njerëz me pushtet.

 

Demi

Së brendshmi do të keni një zjarr të pashuar, nj pasion të madh, një dashuri të fshehtë që mund t’ju lodhë apo t’ju stresojë nëse nuk e gjeni rrugën e duhur për t’u realizuar.

 

Binjaket

Jeta juaj sociale shoqërore apo qëllimet tuaja do të jenë në rrugën më energjike të mundshme dhe mund të fitoni reputacion nëse bëni një betejë të zjarrtë dhe të sinqertë.

 

Gaforrja

Marsi ju fton në duele dhe sqarime apo në ngacmime të fuqishme me te cilat duhet të përballeni me antagonizëm, por edhe me burrëri e shënjestër të saktë.

 

Luani

Marsi do të behet aleati juaj në një çështje shumë të rëndësishme apo në një betejë ku mendohej se i kishit mundësitë të pakta për të fituar. Sidomos në çështje ligjore, komunikimin me jashtë dhe në dashuri.

 

Virgjëresha

Do të futeni në një periudhë me shpenzime të fuqishme të cilat ju ftojnë të bëni investime apo të sqaroheni me të kaluarën në çështje ekonomike. Po ashtu në jetën erotike do të keni shumë xhelozi dhe përballje.

 

Peshorja

Marsi del përballë jush dhe kjo ju çon në një antagonizëm të dukshëm në të gjitha llojet e marrëdhënieve, sidomos në çift dhe bashkëpunime. Kujdes pasi kundërshtarët tuaj janë të vendosur për luftë.

 

Akrepi

Një Mars e bën Akrepin më të qartë se me kë ka të bëjë në fushën e ndjenjave dhe në atë ekonomike. Duke ditur pozicionin e kundërshtarit, Akrepi do të dijë të përballet. Marsi ju fton për jetë të vrullshme dhe punë në aksion.

 

Shigjetari

Marsi është ne pozicionin me te mire për ju ne çështjet erotike. Shume pasion, dashuri, flirt, argëtim. Por nuk do mungoj xhelozia dhe padurimi

 

Bricjapi

Një Mars do te thotë për ju se do fusni flaken ne shtëpi. Përpiquni ta kontrolloni apo te bëni për vete partneret apo familjaret me tendenca marsiane. Gati për ndeshje apo lodra fuqie

 

Ujori

Marsi do jete me i miri për ju për udhëtime, ide te reja, makina apo lëvizje me energji te larte. Çdo filozofi e juaja do kete te beje me antagonizmin ne baze te njohurive dhe informacionit. Do njihni shume meshkuj ne ketë periudhe

 

Peshqit

E mbajtët Marsin ne gji për shume muaj. Kush ja arriti te mos digjet nga inati, xhelozia apo vetëpërmbajtja tani ka mundësi te shpërthej ne kërkesa ekonomike dhe erotike.