Connect with us

HOROSKOPI

Çunat më të përkëdhelur të Zodiakut!

Published

on

Nuk ka asnjë lidhje më të fortë se ajo që kanë këto shenja zodiakale me nënat e tyre.

Duke qenë djali i një mamaje mund të duket e mrekullueshme nëse jeni duke marrë të gjithë dashurinë dhe vëmendjen, por për të gjithë të tjerët, duket sikur nuk po dini se si të rriteni.

Të gjithë njohim meshkuj që janë djem mamaje. Por për disa shenja të zodiakut, lidhja nënë dhe bir është aq e afërt, sa është pothuajse e pamundur të ndahet emocionalisht nga nëna e tyre.

Duket sikur këto shenja zodiakale refuzojnë të marrin përgjegjësitë që e përcaktojnë se çfarë do të thotë të jesh një i rritur, për të mos përmendur që duket se kjo e bën të lumtur mamanë e tij.

Pse? Sepse ato janë aty që t’i llastojnë fëmijët gjithë kohën dhe mendimi se do të veprojnë në kokën e tyre dhe do të largohen është gjëja më e keqe që mund të ndodhë për to.

Disa djem mamaje formohen në këtë mënyrë – kur një fëmijë rritet, nuk dëshiron të humbasë të gjitha përfitimet që merr nga mami i tij e dashur – ndërsa të tjerët krijohen nga nënat që e lejojnë këtë lloj sjelljeje te djemtë e tyre.

Për fat të mirë ka disa shenja dalluese që ju tregon se djali që keni përballë do të mbetet gjithnjë një çun mamaje.

Ju kurrë nuk do të jetë numri një në zemrën e tij, pa marrë parasysh sa shumë do ta provoni.

Mos harroni! Nuk do të mund të mbani sekrete në marrëdhënien tuaj; nëse ai është djalë mamaje, atëherë çdo grindje, koment, dhe po madje edhe pjesë të jetës suaj seksuale janë gjëra që ajo ndoshta do t’i dijë të gjitha.

Çdo hollësi intime e jetës suaj dashurore do të jetë edhe e saj. Është e frikshme, por ky është çmimi që do të paguani nëse lidheni me një djalë mamaje.

Këto shenja të zodiakut janë djem mamaje dhe është pothuajse aq e vështirë për t’u marrë si me ta si me nënat e tyre.

Në qoftë se ju keni takuar ndonjëherë ndonjë nga këto tre shenja astrologjike, atëherë ndoshta ju mund të thoni me siguri se: Po, Ata janë me patjetër djem mamaje.

Nëse vendosni të takoheni e të njiheni me ta, jeni të paralajmëruara.

Binjakët

Binjakët dashurojnë të jenë çuna mamaje, edhe nëse ai kurrë nuk e pranon atë me zë të lartë. Është kaq e rehatshme që dikush do të jetë gjithnjë aty për t’ju ndihmuar sa herë që keni nevojë.

Plus, fakti që Binjakët janë në thelb një fëmijë-njeri, që do të thotë që atij kurrë nuk i duhet të ndryshojë në mënyrën se si vepron, sepse ai e di se mamaja e tij e do gjithsesi atë, për atë që ai është.

Natyrisht, Binjakët mezi mund të zgjedhin mes një sanduiçi dhe një sallate për drekë, kështu që ai e do faktin se ai mund të vendosë për të gjitha vendimet e tij duke u konsultuar me mamanë.

Jo vetëm që kjo e shpëton atë nga sikleti për të marrë një vendim të gabuar, por gjithashtu do të thotë që ai kurrë nuk duhet të rritet, sepse mamaja do të marrë frenat në gjëra e vështira.

Por, ndërkohë që ai nuk mund të vendosë se çfarë dëshiron për drekë, ai do të luftojë me ju deri sa të nxihet në fytyrë për mendimin se mamaja e tij nuk mund të bëjë ndonjë gabim, sepse nëna gjithmonë e di se çfarë është më e mira.

Gaforrja

Gaforrja është një tip i butë, i cili jo vetëm që e do të gjithë vëmendjen që merr nga nëna e tij, por gjithashtu e do faktin se ajo ende e foshnjëson atë dhe shqetësohet për të.

Gaforrja ndihet sikur askush nuk do ta llastojë dot sikur e bën mamaja e tij, duke qenë se ajo sa herë që eviziton bën ushqim për të dhe kujdeset për çdo aspekt të tij.

Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, Gaforrja ende varet nga nëna e tij për gjërat themelore të të rriturve; por do t’i mohojë të gjitha nëse e pyesni pse ai kurrë nuk i lan asnjëherë rrobat e tij.

Por punë të tilla është vetëm gjysma e asaj që ai nuk bën, por ia lë mamasë. Për sa kohë që të zgjasë lidhja e tij, ai gjithmonë do të dëshirojë fshehurazi që të dashurat e tij të ishin më shumë si nëna e tij e dashur dhe nuk do të ndalen derisa ta gjejë dikë ashtu si ajo.

Bricjapi

Bricjapi mund të duket si një “njeri i familjes” për disa njerëz, por për këdo që ka sytë dhe veshët (dhe kushdo që takon nënën e tij), ai është vetëm një djalë i vërtetë mamaje.

Ai përdor justifikimin se familja është gjithçka, kurdo që ka nevojë të braktisë miqtë për të ndihmuar nënën e tij, por në realitet, Bricjapi do të vendoste më mirë thjesht të dilte me të në vend të shokëve, sepse ajo kurrë nuk e gjykon dhe i bën ëmbëlsira.

Bricjapi kalon kaq shumë kohë me nënën e tij. Edhe nëse nuk jeton me të, quajeni praktikisht se jeton me të, aq shumë kohë kalon me të.

Mos e dëgjoni kur ai përpiqet të mbrojë veten për këtë fakt.

Ç’është më e keqja, megjithatë, është fakti që ai i thotë nënës së tij për gjithçka; cilët po takon dhe sa grindje keni pasur, cilat janë planet e tij për fundjavën, atë që ai po ha për mëngjes çdo ditë, të gjitha sekretet e tij më të thella.

Praktikisht, ajo do të dijë gjithçka.