Connect with us

HOROSKOPI

Në këtë mënyrë hakmerren shenjat e horoskopit

Published

on

Dashi
Askush nuk ja hedh kollaj kur shkatërron lidhjen me një Dash. Për këtë shenjë hakmarrja nuk lidhet aspak me veprime të papjekura. Përkundrazi hakmarrja e tyre është e menduar dhe e planifikuar mirë. Dashi nuk ka nevojë të hyjë në diskutime të cilat mund të degjenerojnë në konflikte agresive. Mjafton të qenurit e tyre tinëzar për ta vendosur tjetrin përballë një sfide të vërtetë mendore.

Demi
Nëse Demi është duke planifikuar hakmarrje ndaj një ish partneri, atëherë ky i fundit e ka lënduar vërtet shumë. Demi bën çdo gjë që një marrëdhënie të funksionojë, ndaj dhe kur gjërat nuk shkojnë siç do ai fillon të luajë pisët. Kjo në shumë raste përkthehet në hapjen e profileve të rreme në rrjetet sociale. Më pas ata tentojnë të flasin me ish-at e tyre, në mënyrë që këta të fundit të bien në dashuri me ta, pasi kjo të ketë ndodhur ata do t’u kthejnë reston isha-ve duke i lënë papritur .

Binjakët
Binjakët janë shumë të paparashikueshëm. Nëse zhgënjehen nga dikush që ka pasur vërtet rëndësi për ta, ata mund të hartojnë planin më mizor të hakmarrjes. Gjithsesi kur të vijë momenti i ekzekutimit të planit ata thjesht do të ndryshojnë mendje.

Gaforrja
Nëse dikush guxon që t’i thyejë zemrën Gaforres, këta të fundit nuk do të lejojnë që kjo “ mizori” të kalojë aq lehtë. Do ta gjejnë një mënyrë për të vazhduar komunikimin me familjen e ish-it. Gaforrja nuk do të mund t’ia lejonte askujt që ta harronte aq kollaj edhe pse të ndarë do ta gjejë një mënyrë për të qenë gjithnjë prezent në jetën e tij.

Luani
Luani shpesh është shumë popullor dhe shumë i dashur prej të tjerëve, madje shpesh herë ai edhe mund t’i influencojë të tjerët. Këtë veti të tijën Luani e përdor edhe kur vjen puna që të hakmerret ndaj ish-it. Pas ndarjes ata e mbushin profilin e tyre me foto nga aktivitete të ndryshme, për t’i thënë ish-it të tyre ,“ Sapo je ndarë nga një njeri fantastik dhe do të pendohesh që më humbe.”

Virgjëresha
Me shumë mundësi nga të gjitha shenjat, Virgjëresha është shenja që shqetësohet më së shumti për marrëdhëniet e saj. Jo se shenjat e tjera nuk janë të dhëna pas marrëdhënieve, por Virgjëresha është krenare sepse ka jetuar edhe momentet më të vogla me partnerin. Hakmarrja më e mirë e Virgjëreshës është të shikuarit para, krijimi i një marrëdhënie me dikë tjetër dhe të qenit sinqerisht e lumtur me këtë person.

Peshorja
Peshorja e di shumë mirë se kur është koha e duhur për t’u hakmarrë ndaj ish-it. Taktika e saj e preferuar është të qenit e ftohtë me të, si dhe ndërprerja e çdo komunikimi. Ky lloj trajtimi mund të zgjasë me vite madje dhe me muaj, kështu që jeni të paralajmëruar për përballjen me këto qenie tekanjoze.

Akrepi
Nëse jeni duke menduar që të ndaheni nga një Akrep, ky i fundit do t’ju bllokojë në çdo rrjet social si dhe do të ndërrojë çdo kod. Kjo do të bëjë që në kokën e ish-it të mbeten shumë pikëpyetje. Akrepi nuk ka më interes për këtë person, thjesht është duke shfrytëzuar çdo mundësi për të shkatërruar çdo mundësi që ka ish-i i tij për të qenë i lumtur.

Shigjetari
Shigjetari është një individ shumë i vetmuar, ndaj dhe nëse del nga guaska e tij dhe hyn në marrëdhënie me dikë e më pas lëndohet mund të shndërrohet në një qenie me ligësi absurde. Hakmarrja e tij më e mirë është jeta singël, kjo duke i treguar ish-it të tij që jeta pa të është shumë herë më e bukur.

Bricjapi
Ju ishit çifti perfekt, të qëndrueshëm, të këndshëm, të pranuar nga të gjithë, të adhuruar nga prindërit e njëri-tjetrit. Nëse zgjedh të ndahesh nga një Bricjap dije se ai do të hakmerret duke ta përplasur në fytyrë perfeksionin e lidhjes suaj përmes së tjerëve. Mos u habit nëse herë pas here miqtë dhe të afërmit të pyesin “ Po mirë, pse u ndatë ju?”

Ujori
Ujori nga jashtë duket si shumë i distancuar emocionalisht , madje madje dhe i ftohtë e kalkulator. Gjithsesi në mendjen e tyre ekziston një plan mizor me ide që do të shkatërronin jetën e ish partnerit të tyre. Ata do të bëjnë që ish-i i tyre të mendojë se zinxhiri i fatkeqësive të tyre ka filluar që pas ndarjes me ta. Kjo do të bëjë që këta të fundit të pendohen dhe të kthehen të penduar duke kërkuar dhe falje.

Peshqit
Peshqit nuk kanë shumë dëshirë që të përballen me situata të vështira, si pasojë edhe fundi i marrëdhënieve të tyre është shpesh i vakët dhe pa tension. Peshqit janë të tërhequr si shenjë ndaj dhe shpesh pas ndarjes ata largohen fare nga skena romantike, apo komunikative. Kjo bën që ish- partneri i tyre të mbetet në vend me shumë pyetje në kokë pa pasur mundësi për të marrë vendime. Kjo në një farë mënyre është dhe hakmarrja “jo e qëllimshme” e një Peshku