Connect with us

Kulture

Së shpejti seriali “Haklaj”, mjeku i përzgjedhur për rolin e Fatmirit refuzon bashkëpunimin

Published

on

Historia e ngjarjeve të bujshme në Tropojën me në qendër familjen Haklaj do të pasqyrohet në një serial me katër pjesë. Bashkëpunimi suedezo-shqiptar do të mbajë titullin “Haklaj” dhe rolin një prej djemve më të njohur të familjes, Fatmir Haklaj, do ta luajë mjeku nga Fieri Jurgen Malaj. Ai është përzgjedhur në këtë rol për ngjashmërinë e madhe që ka me Fatmir Haklajn. Por ditën e sotme Jurgen Malaj ka bërë publik vendimin e tij, duke thënë se refuzon të ketë rolin kryesor në këtë serial, për disa arsye. Sipas tij, një film i tillë nuk mund të realizohet pa u dhënë fillimisht drejtësi për çeshtjet në fjalë. Ai shton se është e vështirë, gati e pamundur të luash rolin e një Fatmirit, kur personat e tjerë të përfshirë në ngjarje janë ende të fuqishëm dhe të etur për gjakmarrje.

 

Rreth 35 milion euro janë mbledhur deri tani për këtë projekt të një regjisori suedezo-amerikan në bashkëpunim me një regjisor nga Kosova. Po ashtu shumë aktorë shqiptarë do të përmbushin rolet e tjera.

 

Organizatorët shprehen se seriali nuk ka për qëllim të bëhet palë me familjen Haklaj, por të vendosë theksin mbi fenomenin e gjakmarrjes.