Connect with us

Lajme

U nda nga Zerka dhe shtirej si e lumtur, ky postim i fundit i Ronelës i thotë të gjitha

Published

on

Kohët e fundit në media është komentuar gjatë ndarja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës. Ka qenë vetë këngëtarja e cila në një intervistë për “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka. Një arsye specifike këngëtarja nuk e dha por u shpreh se Zoti i di më mirë ca gjëra dhe ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.

 

Në një intervistë tjetër më pas, autorja e hitit “Lage” tregoi se aktualisht është e fokusuar vetëm te puna e saj, e megjithatë tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë as kur është single e as kur është në një lidhje.

 

“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”.

 

Mirëpo, postimi i saj i fundit na ka bërë të dyshojmë nëse me të vërtetë Ronela është mirë.

 

Ajo ka postuar në Instastory një video në makinë nga Prishtina, teksa dëgjon “No ordinary Love” dhe mbi video ka shkruar “Bosh”, ndërsa vargu i këngës thotë: “Kjo nuk është një dashuri e zakonshme.” A nuk ju bën edhe juve të dyshoni ky postim? Për ç’dashuri ta ketë këngëtarja, që po e bën të ndihet bosh?