Connect with us

Lajme

Dieta e shalqirit: Një javë për t’u dobësuar, freskuar dhe hidratuar

Published

on

Për t’u dobësuar shpejt dhe mirë gjatë verës, dieta e shalqirit do të ishte ideale. Ky frut i shkëlqyer i verës duket se është krijuar me qëllim: djeg yndyrat dhe rihidraton thellësisht trupin.

 

Sa zgjat dhe sa peshë humbni me dietën e shalqirit

 

Dieta e shalqirit zgjat një javë dhe ju bën të humbni deri në 5 kilogramë. Nuk bëhet fjalë për një dietë të bazuar vetëm tek konsumi i shalqirit, por për një regjim ushqimor të ekuilibruar që e shton këtë frut plot vlera në skemën e ushqimeve dietike dhe të shëndetshme siç janë për shembull drithërat integrale.

 

Duhet gjithashtu të shmangni gatimet e rënda siç janë të skuqurat dhe të preferoni gatimin me avull. Duke ndjekur këtë dietë për shtatë ditë, do të luftoni fryrjen e barkut, celulitin dhe mbajtjen e lëngjeve në trup.

 

Pse pikërisht shalqiri

 

 

 

Pavarësisht shijes së ëmbël, shalqiri përmban mes 16 dhe 30 kcal për çdo 100 gramë. Është shumë i pasur me ujë (92%) dhe ka tre avantazhe për trupin: dobëson, lufton celulitin dhe hidraton lëkurën.

 

Përmban vitamina A, C, B1 e B6 dhe karotenoide, substanca të tilla si likopeni dhe beta-karoteni ndihmojnë nxirjen e lëkurës dhe e mbrojnë atë. Janë të shumta mineralet e gjendura te shalqiri si kalimi, magnezi, kalciumi, fosfori, zinku, hekuri dhe mangani.

 

Ka efekt diuretik çka e bën atë ideal për të humbur peshë dhe për t’i thënë lamtumirë celulitit. Por kjo nuk është e gjitha: Shalqiri kundërshton gjithashtu veprimin e radikaleve të lira, promovon prodhimin e melaninës dhe ngadalëson plakjen e epidermës.

 

Dieta e shalqirit: Çfarë duhet të hani për mëngjes dhe si vakt të ndërmjetëm paradite

 

 

 

Fillojeni ditëm ne një filxhan çaj jeshil, një sallatë frutash sezonale dhe një smoothie shalqiri jo të ftohtë, por në temperaturën e dhomës. Në alternativë të këtij mëngjesi, mund të zgjidhni një filxhan qumësht të skremuar pjesërisht ose plotëisht, 5 biskota integrale ose 3 feta buke të thekur.

 

Në vaktin e paradites mund të hani një kos me pak yndyrë me një dorë drithëra të plota, një frut sezonal sipas dëshirës (do të ishte mirë 100 gr boronica), një fetë të thekur me pak marmelatë pa sheqerna të shtuara. Ose një fetë shalqi.

 

Çfarë të hash për drekë

 

 

 

Konsumoni 50 gr makarona integrale me domate, borzilok dhe një lugë vaj ulliri E.V dhe shumë pak kripë (kripa ndihmon mbajtjen e lëngjeve kështu që duhet të evitohet ose të paktën të zgjidhet e jodizuar). Shoqërojini makaronat me një sallatë perimesh të ziera, të pjekura në skarë ose të gjalla.

 

Vakti i pasdites në dietën e shalqirit

 

Si vakt për pasdiite, dy feta shalqi janë ideale për të thyer urinë dhe për t’u freskuar. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, dy feta nga ky frut kanë fuqinë t’ju mbajnë të ngopur dhe një aftësi për të hidratuar thellësisht organizmin.

 

Nëse dëshironi të përforconi këtë efekt hidratues, pas gjysmë ore pini dhe një gotë uji në temperaturën e ambientit.

 

 

 

Dieta e shalqirit: Çfarë të hani për darkë

 

Për darkë hyjnë në lojë proteinat. Zgjidhni midis mishit të bardhë dhe peshkut: gjoks pule, gjoks gjeli deti, salmon, ton, të pjekur në skarë ose të gatuar me avull.

 

Shoqërojeni këtë vakt me një sallatë perimesh të freskëta, të ziera ose në skarë si spinaqi, asparagët, lulelakra, kungulli i njomë, karota e finok.

 

Smoothie drenazhuese me bazë shalqiri

 

 

 

Në dietën e shalqirit, protagonist pa dyshim është shalqiri. Përveç ngrënies së tij në mënyrë natyrle, ësht i rëndësishëm edhe smoothie i shalqirit i cili mund të konsumohet në mëngjes.

 

Smoothie me bazë shalqiri, rrush të zi dhe lime do t’ju rikthejë në formë të shkëlqyer: është një pije drenazhuese, energjike e përqëndruar në antioksidantë, kalium dhe vitaminë C. Ky koktej i dobishëm gjithashtu lufton shenjat e plakjes dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.

 

Mjafton të fruloni dy filxhanë çaji me copa shalqiri të freskëta (mund t’i lini edhe farat për një efekt drenazhues dhe diuretik, dy filxhanë çaji rrush të zi, dy lugë të mëdha lëng limoni të shtrydhur dhe një majë luge kripë e jodizuar.