Connect with us

Lajme

Rozana Radi reagon ashpër ndaj atyre që s’vënë maskat “Kam miq të moshës time në spital”

Published

on

Rozana Radi ka shprehur revoltën e saj ndaj atyre që neglizhojnë rëndësinë e mbajtjes së maskës në një kohë të tillë pandemie. Ajo e ka quajtur injorancë këtë veprim, pasi miq të moshës së saj janë të shtruar në spital dhe janë keq, prandaj u bën thirrje të gjithë atyre që s’mbajnë maska të mos marrin më qafë ata që respektojnë rregullat.

 

Ja ç’shkruan ajo:

 

‘Për mua çdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “injorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq.

Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj’.