Connect with us

Lajme

Çfarë është një njeri ambivert dhe a jeni ju i tillë?

Published

on

Një ambivert është dikush që shfaq cilësi të një njeriu introvert dhe ekstrovert, në varësi të humorit, qëllimeve të tij apo një situate të caktuar. Shpesh njihen si introvertë të socializuar, të cilët mund të largohen nga njerëz dhe situata të caktuara, aty ku duhet.

Nëse e gjeni veten në situatat e mëposhtme, me siguri jeni një person ambivert:

-Të jesh qendra e vëmendjes është qejf, derisa nuk doni të zgjasi më.

– Disa njerëz ju njohin si të rezervuar dhe seriozë, të tjerë ju njohin si njeri social dhe i qeshur.

– Shpesh, humbisni në mendimet tuaja, ose nuk e keni vëmendjen në bisedën që po bëni.

– Bisedat e shpejta dhe të shkurtra nuk është se nuk ju bëjnë të ndiheni rehat, por mërziteni shpejt prej tyre.

– Kur bëhet fjalë për t’i besuar dikujt ndonjëherë jeni shumë skeptikë, ndonjëherë nuk mendoheni shumë.

– Jeni njerëz empatikë, të vetëdijshëm dhe përshtateni shpejt.

Introvertët janë individë të qetë, të rezervuar dhe shpesh të zhytur në mendime. Nuk ju pëlqejnë angazhimet sociale dhe marrin energji duke qëndruar vetëm (via Healthline). Ekstrovertët janë njerëz miqësor dhe shumë social. Një ekstrovert është dikush që merr energji duke qëndruar rreth njerëzve të tjerë.

Këto dy cilësi, duket se kundërshtojnë njëra-tjetrën e megjithatë njerëzit shpesh ndjejnë se i kanë të dyja. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se cila prej tyre jeni, me siguri jeni ambivertë, pak nga të dyja.

Të dish këtë karakteristikë për veten është e rëndësishme, pasi ju ndihmon të zbuloni se si të fitoni energjinë tuaj. Ambivertët e vërtetë janë relativisht të rallë. Në disa studime, mendohen të jenë të tillë vetëm 20 % e popullsisë ose më pak.