Connect with us

Lajme

Lëvizja e shpeshtë e këmbës tregon që jeni në ankth

Published

on

Ka një diferencë të madhe mes personave që lëvizin ose tundin këmbët dhe atyre që e kanë shumë bezdi. Na ka ndodhur shpesh të takohemi me njerëz të cilët apo ulen në tavolinë apo në karrigen e punës, fillojnë të lëvizin këmbën, mund të jetë lëvizje me ritëm të ulët ose aq të shpeshtë dhe të fortë sa edhe tavolina fillon të tundet.

Kjo gjë është e lidhur me ankthin dhe disa persona nuk e kuptojnë deri në momentin që dikush ua thotë. Sipas ekspertëve lëvizja e këmbës, kryesisht njërës këmbë e cila qëndron paksa e ngritur duke u mbështetur vetëm me majat e gishtave, është simptome e çrregullimeve të ankthit.  Mund tu ndodhë gjithkujt pa dallim moshe.

Por pse është më e zakonshme tek ata që përjetojnë ankth? Dhe si mund të ndalohet?

Sipas ekspertit Dawn Templeton lëvizja ose tundja e  këmbës shkaktohet nga rritja e nivelit të hormoneve të stresit, përkatësisht adrenalina dhe kortizoli.

Ja çfarë thotë ai: kur jemi të stresuar ose ndjejmë ankth, trupat tanë na përgatisin për ti luftuar, dhe reagimi mund të jetë në formën e asaj që po diskutojmë, me lëvizje të këmbës.  Janë fibrat e muskujve që aktivizohen dhe kështu krijohet energjia fizike që çon në lëvizje me ritme të ndryshme.

Si mund të ndalohet? Duhet patjetër të ulni ndjenjat e ankthi dhe të çliroheni nga stresi. Kjo përfshin rritjen e kujdesit ndaj vetes, terapia tek një ekspert si dhe teknika të tjera si terapitë të ashtuquajtura  terapi njohëse të sjelljes. Veset edhe mund të largohen po ka rëndësi të kujdeseni për veten dhe të merreni me teknika të vetë-qetësimit, menaxhimi i ankthit dhe metodat me rregullimin e frymëmarrjes.

Por kjo nuk do të thotë se sa herë dikush lëviz këmbën është në ankth, disa persona kanë shumë energji fizike ose njihen si hiperaktivë. Në momentin që qëndrojnë ulur, ata duan të lëvizin dhe të bëjnë diçka. Nëse jeni të sigurt se personi që keni përballë është i qetë dhe nuk ka asnjë problem, atëherë na vjen keq, duhet të durosh tavolinën që lëviz bashkë me këmbën  e tij.