Connect with us

Aktualitet

Mbyllja e jetës së natës, Brataj: Të rinjtë janë burim transmetimi i virusit, s’kishim zgjidhje tjetër

Published

on

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, shprehet se ndalimi i aktivitetit të klubeve të natës dhe bareve, ishte e vetmja rrugë për të frenuar transmetimin e Covid-19.

 

“Pikat e grumbullimit më të madh ishin këto aktivitete, në të cilat ishte mosha e re, të rinjtë. Këta e respektojnë më më pak rregullat por janë burim i madh i transmetimit të infeksionit. Masat merren për të mbrojtur shëndetin, nuk ka rrugë alternative. Virusi është këtu. Duhen marrë masat për të mos u mbyllur. Besoj se me këto masa dhe bërjen të detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura brenda 3-4 javësh mund të ketë një ulje të të infektuarve”, tha Brataj.

 

Më tej, kreu i Urgjencës tha se me lirimin e masave pozitiviteti është rritur nga mosrespektimi i rregullave.

 

“Me lirimin e masave pozitiviteti është rritur nga mosrespektimi i rregullave. Sa më shumë rritet numri i të infektuarve një 30% do të shndërrohet në pacientë, 10-12% do shtrohen në spital”, tha Skënder Brataj.