Connect with us

Politike

Published

on

Disa ditë më parë u publikua tabela e pasurisë që kanë deklaruar ministrat e kabinetit të Edi Ramës, por cilat janë të ardhurat dhe përfitimet që ka futur në xhep kreu i ekzekutivit dhe familjarët e tij për vitin 2019?!

Duke iu referuar shifrave të publikuara nga Open Data Albania, Edi Rama ka pasur një vit mjaft impresionues të ardhurash, shumën më të madhe të të cilave natyrisht në vetëdeklarimin e tij e kanë veprat e artit që ka shitur.

Vëmendjen ka tërhequr edhe pasuria e të birit, i cili një vit më parë promovoi një ekspozitë përmes të cilës ka arritur të fitojë 36 481 euro. Gregor Rama ka shitur makinën e tij tip “Audi” për 12,000 euro ndërsa ka shtuar nga xhepi 3,000 të tjera për të blerë një mjet tip “BMË” me vlerën 15,000 euro.

Mirëqënia e familjes kryeministrore është përmirësuar edhe nga kontributi i bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama. Në fakt duhet theksuar se ngjan e kundërta, kur ajo çfarë deklaron nënkupton se ka shpenzuar duke bërë investime pasi deklaron se përgjatë 2019 përveçse ka shlyer këstet e borxheve të marra përmes bankave si kredi, me vlerë 80,000 euro, ka nxjerrë nga xhepi duke blerë një truall 80 metra katrot me vlerën 30 milion lekë të vjetra. Por është e paqartë se ku ndodhet ky truall me sipërfaqe kaq të vogël dhe për çfarë aktiviteti ka plan ta përdori.

Për të justifikuar argumentin se Linda ka kontribuar në arkën e familjes, vlen fakti se ajo ka shtuar pavarësisht shpenzimeve 6 866 126 në llogarinë personale.

Por ajo çfarë ka në fakt më tepër interes është kontributi i vetë kryeministrit. Edi Rama thotë se i shet pikturat e tij nga 3,000 deri në 5,000 euro. Vitin e kaluar, atij me sa duket i ka ecur mirë biznesi i shitjes së veprave të artit, duke futur në xhep plot 4 633 760 lekë të reja.

Pasuria e kryeministrit Edi Rama, Linditës dhe Gregorit për vitin 2019 (Open Data Albania):

Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 024 485 lekë. Të ardhura nga krijimtaria artiske, 4 633 760 lekë. Shtim i llogarisë bankare, 428 348 lekë. Linda Rama, gjendja e llogarisë bankare shtuar me 6 866 126 nga të ardhurat personale. Gjendja cash pakësuar me 86 000 lekë. Blerje tokë truall 80 m2, plus 3 000 000 lekë. Të ardhura nga paga, 2 380 000 lekë. Të ardhura nga konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, 1 876 793 lekë. Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 2 717 178 lekë.

Interesa bankare, 2 782 lekë. Detyrime për një kredi e vitit 2013, shlyer 4 380 euro, detyrimi i mbetur 17 807 euro. Gregor Rama, shtuar llogaritë bankare me 13 788 lekë dhe 42 961 lekë. Shitur makina Audi, 12 mijë euro. Blerë makinë BMË2, 15 mijë euro. Të ardhura nga shitje e veprave të artit, 27 150 euro. Kontratë qiraje deri në 7 korrik 2019, 360 000 lekë, nga 1 gusht e këtej 150 000 lekë.