Connect with us

Aktualitet

Edhe sa do zgjasin ditët me shi? Ja parashikimi i motit për ditët e ardhshme!

Published

on

Prej dy ditësh reshjet e shiut kanë pushtuar vendin, madje në bregdet pamë se moti ‘u çmend’, duke iu prishur planet shumë pushuesve.

Në këtë mënyrë, përtej freskisë së nevojshme pas temperaturave të larta, të gjithë po pyesin se kur do rikthehen ditët me diell.

Sipas meteorologes Adiola Bani nga dita e premte, pra nesër, do të rriten temperaturat dhe do të kthehen ditët me diell.

Po java tjetër?

Adiola thotë se java e ardhshme do të jetë e favorizuar për pushuesit, me temperatura që kapin 37 gradë.

“Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara. Pritet që dita e premte të sjellë përmirësim të situatës, pasi reshjet do të jenë të fokusuara pas mesditës dhe në zonat malore të territorit e pjesërisht në jug. Ndërsa bregdeti do të jenë të favorizuara dhe do të kenë një mot me diell gjatë ditës së premte.E shtuna vazhdon me të njëjtat kushte, por nga dita e dielë do të ketë kryesisht me diell krahasuar me ditën e djeshme dhe ditën e sotme pasi edhe sot maksimumi është jo më shumë se 33 gradë celsius. Nga dita e nesërme e në vijim do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke arritur deri në 37 gradë celsius”.