Connect with us

Aktualitet

Gjermania në alarm: Ja sa shqiptarë të infektuar u futën për 3 ditë

Published

on

Gjermania bën të detyrueshëm testimin për koronavirus për këdo që kthehet nga vendet e rrezikut. Vendimi do të hyjë fuqi në datën 8 gusht.

Nga kjo datë, gjithë ata persona që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë infektimi me Covid-19, do të mund të testohen falas në aeroport.

Në listën e vendeve të rrezikut është edhe Shqipëria dhe Kosova. Madje nga këto vende po shkojnë në Gjermani një numër i konsiderueshëm të infektuarish.

Gazeta FAZ shkruan se për tre ditët e fundit të korrikut, nga Kosova kanë shkuar në Gjermani plot 608 persona të infektuar, numër rekord me diferencë të theksuar nga vendet e tjera. Kurse nga Shqipëria kanë shkuar 47 persona.

Kjo tregon se situata në Shqipëri dhe Kosovë duhet të jetë e frikshme, për shkak se testimet janë tejet të pakëta. Për krahasim, gjatë kësaj periudhe, në Gjermani kanë hyrë 27 të infektuar nga Holanda, 20 nga Franca dhe 20 nga Austria.