Connect with us

Aktualitet

“Zogu i Tiranës” mbetet peng i çështjes së prostitucionit, shyhen me tre muaj hetimet, Nikaj paraqitet sërish në polici

Published

on

TIRANË-  Prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i shtyjë edhe tre muaj të tjera hetimet ndaj çështjes së prostitucionit, ku u arrestua edhe  Hermes Nikajt. Mësohet se disa ditë më parë “Zogu i Tiranës” është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku i është komunikuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore shtyrja e hetimeve.

Ndërkohë, të afërmit e tij deklarojnë se  Zogu i Tiranës nuk do t’u kthehet kurrë më qelinë e burgurt.

Hermes Nikaj u arrestua më 24 nëntor të vitit të kaluar. Ai u lirua nga qelitë e paraburgimit 3 muaj më parë nëpërmjet një garancie pasurore dhe vazhdon të jetë në ‘arrest shtëpie’. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak.