Connect with us

HOROSKOPI

Fytyra e vërtetë e grave sipas shenjave të Horoskopit

Published

on

Të gjithë mbajnë një maskë. Dikush është mësuar me këtë dhe mbase ndihet më i qetë, ndërsa dikush tjetër është detyruar nga jeta. Është zbuluar se shenjat e zodiakut kanë fytyra të ndryshme. Le të zbulojmë se çfarë fshehin gratë nën maskën e tyre!

Gruaja Dash – Gruaja Dash shfaqet si një grua e fortë dhe e pavarur, ndonjëherë dashakeqe dhe aggressive. Në të vërtetë, nën maskë është një fëmijë i braktisur, për të cilën nuk kujtohet askush. Kështu, Dashu maskon preokupimet dhe problemet sekrete.

Gruaja Dem – Në dukje, gruaja Dem është një zonjushë e ëmbël, e qetë dhe e ekuilibruar. Por, është vetëm një maskë. Brenda saj ziejnë pasione të vërteta, nga të cilat trembet edhe ajo dhe i fsheh me shumë kujdes. Gratë Dem nuk i shfaqin kurrë ndjenjat e tyre. Për to është më e thjeshtë të presin që furtuna të kalojë vet. Rrezet e trembin.

Gruaja Binjakët – Për shoqërinë, gratë Binjakët kanë një imazh të gruas gjithnjë në humor, moskokëçarëse dhe shpërfillëse. Por kjo është vetëm dukja. Binjakët janë shumë nervoze dhe të trazuara brenda vetes. Binjakët gra kanë shumë probleme të cilat nuk i ndajnë me askënd.

Gruaja Gaforre – Siç dihet mirë, gruaja Gaforre, është ‘nëna e përjetshme’. Kujdeset për të gjithë, i do të gjithë, shqetësohet sinqerisht për të gjithë. Epo, një Nënë Terezë e vërtetë! Por, në të vërtetë, Gaforret gra reagojnë në këtë mënyrë me një llogari gjakftohtë. Është grua shumë inteligjente dhe nuk bën kurrë diçka pa patur përfitim. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm me të.

Gruaja Luan – Imazhi i Luaneshës është ai i një gruaje krenare, të pavarur dhe konkrete. Ecën gjithnjë me kokën lart dhe i sheh të gjithë me një vështrim krenar. Siç mund ta imagjinosh, është vetëm një maskë. Në thellësi të shpirtit, Luanesha është një grijesë e ëmbël dhe e njerëzishme. Duhet të përkëdhelet si një mace, të mbulohet me komplimente, kështu do jetosh i lumtur me të.

Gruaja Virgjëresha – Virgjëresha bën ‘perfekten’. Mendohet të jetë e ndershme dhe direkte, nuk ka nevojë për gjërat që u përkasin të tjerëve. Por nëse i intereson ndonjë mashkull, atëherë më beso, do e fitojë. E nuk ka fare rëndësi nëse ky mashkull është i impenjuar, apo nëse e dashura e tij është pikërisht shoqja e Virgjëreshës! Ja ‘poshtërsia’ nga e cila duhet të frikësohesh.

Gruaja Peshorja – Peshorja jep përshtypjen e një gruaje të sigurtë tek vetja, në një shtëpi ku mbretëron rregulli dhe ekuilibri. Në të vërtetë, është vetëm një maskë. Peshorja është tej mase ‘e rrëshqitshme’. Shpesh justifikohet se rrëmuja që ka është një kaos krijues. Ndërkohë, nuk di si t’i zgjidhë problemet. Shpesh kërkon dikë tjetër që të zgjidhë problemet në vendin e saj.

Gruaja Akrep – Gruan Akrep e imagjinojmë të rreptë, të fortë dhe me vullnet. Në të vërtetë është një lepurushe e butë dhe besnike ndaj një burri deri në fund të jetës. Burrat që arrijnë të bëjnë për vete bukurinë e gruas Akrep, janë për t’u uruar. Janë vërtet burra me fat!

Gruaja Shigjetar – Gratë Shigjetar transmetojnë idenë se janë të pavarura dhe krenare, të përgatitura më së miri në të gjitha çështjet jetësore. Por, në fakt është vetëm imazhi i tillë. Është vetëm ëndrra e gruas Shigjetar për të qenë e tillë. Në thellësi, është një zonjushë që qahet gjithnjë dhe preket lehtë, që ankohet për fatin e saj.

Gruaja Bricjap – Duket e qetë, por në të vërtetë është grua kapriçoze dhe kokëfortë. Është gjithnjë e pakënaqur. Për t’i bërë qejfin Bricjapit duhet të bëhesh ‘4 copash’ dhe mbase, as këtë nuk ka për ta vlerësuar. Karakteri i paekuilibruar, shumë shpesh i pengon gratë Bricjap të jetojnë të qeta, por nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë.

Gruaja Ujor – Gruaja Ujor bën gjithçka për t’u konceptuar si femër e lehtë, injorante, ekcentrike. Por, në të vërtetë, është një psikoanaliste e profilit të lartë, që di të lexojë brenda njerëzve. Ujori ka një intuitë shumë të zhvilluar, ndajë është më mirë të mos e mashtrosh, as të qëndrosh pasiv. Në fund të fundit, ajo do zbulojë gjithçka dhe kjo nuk është gjë e mirë. Por, mund të jetë shumë vonë.

Gruaja Peshqit – Dukesh se gruaja Peshk bën pikërisht këtë: syçkat e ëmbla dhe pret që princi i bukur i kaltër ta shpëtojë nga të gjitha problemet. Është e vërtetë, ajo pret princin e kaltër dhe nuk e fsheh një gjë të tillë, por e bën një gjë të tillë, ekskluzivisht me një qëllim të caktuar./bota.al