Connect with us

HOROSKOPI

Cilat janë shenjat e horoskopit që së shpejti do të njohin shpirtin e tyre binjak

Published

on

DASHI: Është çasti i duhur që të bëni projekte për të ardhmen. Është e vërtetë që viti 2020 po i lë pak hapësirë krijimtarisë suaj, por sa më shumë pMarrëdhëniet e pavlefshme do të zhduken në gusht, por kujdes nga tradhtitë! Ka dy histori në mendjen tuaj dhe nuk do të jetë e lehtë t’i vazhdoni të dyja. Mund të flitet edhe për zhgënjime të vogla, prandaj, nëse dikush nuk është më siç e donit apo siç e imagjinonit, të shtunën, më datë 15 dhe të dielën, më 16 gusht, mund të diskutoni për shumë gjëra. 15 gushti i acaruar do të sjellë sqarime për shumë nga të lindurit në shenjën e Dashit. Lidhjet që nuk kanë baza të shëndosha nuk mund të përmirësohen vetëm falë yjeve. Duhet përkushtim nga të dyja palët. Por pikërisht ky mungon, sepse diçka u thye kohët e fundit. Ju kërkoni të keni përkrah dikë që ju ofron stimuj, por ndonjëherë, vetëm që të jeni vetë drejtuesi i lojës, afroheni me njerëz që mbështeten shumë te ju. Pra, gushti ju fton t’i përjetoni lidhjet e dashurisë me kujdes. Këtu flas edhe për çiftet afatgjata, që rreth 15 gushtit mund të hasin probleme. Beqarët mund të përjetojnë një histori të çastit, verore, të shkurtër, zbavitëse, por ende të pasigurt. Para se të thoni “do të të dashuroj përgjithmonë”, duhet të mendoheni mirë.

DEMI: Verifikimet në dashuri janë në rendin e ditës, sepse nuk kënaqeni kollaj dhe doni diçka më shumë. Venusi do të jetë në favor që nga e premtja, 7 gusht, dhe Mërkuri do t’ju stimulojë nga data 20. Ata bëjnë tifozllëk për ju. Gushti do të jetë një muaj i rëndësishëm për ndjenjat. Mund të themi se dashuria do të rizgjohet dhe se gushti mund të plotësojë dhe shijet e veçanta të dikujt që kërkon një lidhje transgresive. Çiftet e lidhura prej një kohe të gjatë duhet të zyrtarizojnë historinë e tyre. Kjo është periudha e duhur për ata që duan të martohen apo të bashkëjetojnë. Është periudhë e mirë edhe për ata që nuk duan të lidhen përjetë, por thjesht kërkojnë të zbaviten me një lidhje të rastit. Pas datës 20, ndjenjat bëhen më të forta, shtohen edhe emocionet. Je ti që i vendos rregullat e lojës. Përfito maksimumin! Nëse do më të mirën për veten, gjej guximin dhe dëshirën për të dashuruar. Provo t’i shtosh miqësitë dhe programoji pushimet në vendet ku është më e lehtë të shijosh takime të reja.

BINJAKËT: Nëse doni të përjetoni një histori të rrufeshme, yjet janë me ju. Por edhe nëse vendosni të filloni një lidhje më interesante, mund të mbështeteni në këta tregues të mirë. Thjesht duhet të keni parasysh realitetin, sepse dihet që prej vitesh, për shumë njerëz, shprehja “përgjithmonë” në dashuri nuk ka më rëndësi. Gjithsesi, s’është e thënë që s’do të mundeni ta gjeni njeriun që mund t’ju dhurojë ato që kërkoni. Parashikimi i horoskopit është i shkëlqyer për çiftet e qëndrueshme që munden dhe duan të bëjnë fëmijë. Nëse jeni ende beqarë dhe po kërkoni shpirtin binjak, pranojini ftesat që ju vijnë. Brenda pak muajsh, horoskopi do të jetë më i mirë dhe në dhjetor gjithçka do të jetë më e qartë. Është e rëndësishme të gjeni partnerin e duhur pa humbur kohë. Çiftet në marrëdhënie të tensionuara arsyetojnë më mirë në lidhje me atë që duhet të bëjnë në të ardhmen. Vetëm ata që po përjetojnë një krizë dashurie, që e kanë përjetuar apo kanë tradhtuar, do të kenë çaste të forta acarimi rreth 26 gushtit.

 

GAFORRJA: Tensioni i madh në fushën e punës mund të lehtësohet falë dashurisë, sepse Venusi futet në shenjën tuaj zodiakale. Çiftet që dashurohen mund të bëjnë hapin e madh. Edhe çiftet që kanë një marrëdhënie të re janë më të sinqerta dhe të gatshme për të nisur një lidhje të rëndësishme. Është momenti t’i thoni “mjaft!” gjithçkaje që nuk ju pëlqen. Guximi nuk do të mungojë. Për shumë nga të lindurit në shenjën e Gaforres, 15 gushti do të jetë intensiv dhe plot pasion. Kur yjet na favorizojnë, nuk duhet të mendojmë se dashuria është diçka që dërgohet me postë. Gjithsesi, do ta keni më të lehtë të përparoni. Pra, asgjë nuk i pengon lidhjet e reja. Parashikohet një vjeshtë e rëndësishme, pozitive dhe gjithëpërfshirëse, që nuk duhet t’i lërë hapësirë drojës apo frikës që ka lidhje me të shkuarën. Ky është një moment force edhe për çiftet që tashmë mund të bëjnë zgjedhje që në pranverë dukeshin të vështira për t’u menaxhuar. Nëse e dëshironi një lidhje, vazhdojeni. Nëse nuk e dëshironi më, në gusht nuk do t’ju mungojnë rastet për të thënë mendimin tuaj.

LUANI: Muaji i lidhjeve. Edhe në fushën sentimentale do të keni më tepër sukses në krahasim me më parë. Gushti dhe shtatori janë muaj të rëndësishëm për të gjitha situatat sentimentale, por janë akoma më të rëndësishëm për ata që kanë takime plot pasion, që zgjedhin një person për ta dashuruar ose që konsolidojnë lidhjen e tyre. Ata që do t’i bëjnë pushimet në pjesën e dytë të muajit mund të sigurojnë avantazhe të mëdha në takimet e tyre. Nuk mund të ndodhë ndryshe, meqë ky është një horoskop plot pasion dhe i nxehtë në datën 17 gusht, kur edhe Hëna do të futet në shenjën tuaj. Më pas, Venusi do të afrohet me hapa të mëdhenj në hapësirën tuaj zodiakale. Nëse do të mbeteni vetëm, kjo do të ndodhë për shkak të qëndrimit tuaj tepër të sigurt në vetvete. Nëse keni ndonjë problem në familje, tani është momenti të flisni të qetë. Kjo tregon nevojën për të përballuar me qartësi gjithçka që ka lidhje me blerjet, shtëpitë, ndarjen e pasurive të patundshme. Shenjat zodiakale të referimit janë shenjat e zjarrit, Luani, Dashi dhe Shigjetari. Por edhe një Binjak mund të jetë interesant. Sfidat mendore nuk janë të këshillueshme, prandaj me Akrepin dhe Ujorin mund të lindin konflikte. Nëse nuk jeni aq të sigurt për ndjenjën tuaj, tani është momenti të kërkoni vetëm qetësi.

VIRGJËRESHA: Një muaj i rëndësishëm edhe për dashurinë. Shpresoj që pengesat e vogla që janë paraqitur kohët e fundit, veçanërisht në pranverë, të jenë kapërcyer. Tani thjesht duhet të dashuroni pa u frenuar. Është një moment i rëndësishëm edhe për ata që kanë vendosur ta mbyllin një histori, sepse në vitet e mira, paradoksalisht, mund të heqësh një barrë nga supet dhe të jetosh i qetë, të hapësh dyert për projekte të reja sentimentale. Ata që ende s’e kanë gjetur dashurinë, duhet të pyesin veten nëse duhet të kapërcejnë ndonjë bllokim të brendshëm. Viti 2020 mund t’ju ndihmojë edhe për këtë. Të flisni me një mik, t’i drejtoheni një eksperti, kjo gjë mund t’ju ndihmojë. Në një vit të rëndësishëm si ky, mund të kapërcehen paragjykimet dhe problemet e brendshme. Bëni një analizë të plotë psikologjike për të kuptuar nëse ka ndonjë problem dhe reagoni. Horoskopi është i favorshëm për ata që dëshirojnë të kenë takime dashurie. Kjo është një periudhë pozitive. Situata vlen edhe për takimet e reja, për t’u rikthyer në lojë me guxim.

PESHORJA: Më në fund, Venusi është në anën tuaj këtë gusht. Kjo përfaqëson një element force, për ta përjetuar dashurinë me më shumë qetësi. Nëse, siç mendoj unë, ka pasur momente të paqeta në këta tre muajt e fundit të shkaktuara nga largësia, tani situata është më e mirë. Çiftet që duhen, tani janë më të forta për të përballuar problemet. Çiftet e ndara janë më të qetë dhe mundësia për të pranuar një kompromis tani duket më pranë. Historitë e lindura në mënyra të ndërlikuara, fuqizohen. Edhe ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje të pamundur, tani janë të lumtur që e bënë, sepse më fund kanë në mendje një projekt të ri për jetën. E kanë rrugën të lirë! Gushti ju krijon mundësinë për njohje të reja edhe gjatë udhëtimeve. Është një horoskop tepër intensiv për ata që dëshirojnë të kenë një fëmijë. Ditët e vetme të tensionuara janë datat 24 dhe 31 gushti. Në çift, gjatë këtyre ditëve do të ketë diçka për të diskutuar, apo thjesht një problem financiar që duhet zgjidhur.

AKREPI: Çiftet që janë prej vitesh në krizë duhet ta kenë kapërcyer periudhën më kritike. Prandaj, nga ky këndvështrim, gushti nuk përfaqëson një pengesë. Që nga e premtja, 7 gusht, do të jetë e mundur të dashuroni më fort dhe më në fund mund të jetoni një pasion të fortë. Madje, për shumë të lindur të kësaj shenje, 15 gushti do të jetë një ditë për t’u mbajtur mend. Zemrat e vetmuara që nuk po gjejnë dashurinë duhet të pyesin veten nëse nuk kanë shumë pasiguri për t’i kapërcyer. Kujdes në marrëdhëniet me njerëzit që jetojnë larg apo kanë diferencë të madhe në moshë. Sidoqoftë, ndonjëherë Akrepi është më i pasionuar kur përjeton histori të ndërlikuara; ato që s’dihet si e kanë fundin. Pak mazokizëm është i pranishëm në të gjitha historitë e dashurisë së atyre që kanë lindur në këtë shenjë. Prandaj marrëdhëniet janë të improvizuara dhe të ndryshme. Nga njëra anë e fusin në mendime dhe nga ana tjetër e zbavitin Akrepin tonë. Në gusht nuk duhet të jeni të papërgatitur. Për ata që duan të kenë takime të pëlqyeshme, dy javët e para të muajit janë intriguese. Vazhdon periudha e mirë edhe nga e diela, 23 gusht, deri të hënën, 31.

 

SHIGJETARI: Keni stimuj të mjaftueshëm në çift? Pyes, sepse nuk është e thënë që të jetë një krizë e thellë. Ndonjëherë është thjesht mërzia që ju kaplon. Ja pse gushti duhet kaluar sa më mirë, edhe për të bërë zgjedhje të tjera me partnerin. Nëse keni pasur bllokime ose probleme të rëndësishme, duhet të zgjatni dorën. Kjo gjë do të jetë më e mundur pas datës 17 gusht. Gushti favorizon takimet plot pasion që mund të përfshijnë beqarët e kësaj shenje. Por kujdes! Ky është një muaj që dhuron lidhje të shkurtra, prandaj bëni kujdes. Sidomos nëse është një i njohur, një person i martuar apo një person që ndodhet larg dhe arrihet me vështirësi. Historitë që lindin tani mund të jenë të ndërlikuara për arsye të ndryshme. Megjithatë është e rëndësishme të çliroheni nga një fazë pasigurie dhe ankthi, që prej kohësh mbizotëron në jetën tuaj. Duhet të jeni më bashkëpunues në lidhjet afatgjata. Nëse jeni beqarë, duhet të çliroheni nga paragjykimet.

BRICJAPI: Dashuria në gusht do të vihet në provë, por vetëm ngaqë do ta mbani mendjen te puna dhe te paratë, ose do të filloni një aktivitet me një person të dashur dhe fillimet janë përherë pak të vështira. Kush ka fëmijë dhe është i shqetësuar për shpenzimet, apo duhet të ndreqë problemet me disa të afërm, në mënyrë të pashmangshme do të fillojë diskutimet. Ditët më të acaruara do të fillojnë nga 15 gushti. Historitë më pak interesante, apo ato që fillojnë për lojë, do të rrezikojnë pak më shumë. Mund të sqaroni çështje që nuk funksionojnë. Bëni kujdes nëse ju rikthehet një ish-partner me kërkesa të papërshtatshme. Mirë shkojnë edhe takimet me kohë të pjesshme, pavarësisht se ju të Bricjapit jeni njerëz shumë seriozë, që nuk jepeni kollaj. Nuk është e thënë që nëse jeni vetëm sa herë dilni në një takim, ai duhet të jetë medoemos takimi i jetës suaj. Madje, në gusht, është më mirë të mendoheni para se të bëni zgjedhje të nxituara! Do t’i përjetoni ndjenjat me një lehtësi më të madhe. Edhe sensualiteti është më energjik, por gjithçka në kohën e duhur, prandaj është më mirë të mos vazhdoni në situata që mund të rezultojnë false për ju.

UJORI: Ata që janë të dashuruar thellësisht me dikë, tani kërkojnë më shumë. Po i afrohemi dhjetorit dhe po i afrohemi transitit të Saturnit në shenjën tuaj. Do të shtohet nevoja e Ujorit për të ligjëruar një bashkim apo për të përcaktuar më mirë marrëdhënien sentimentale. Ata që kanë përkrah partnerin e duhur, do të duan të martohen apo të bashkëjetojnë në muajt e parë të vitit tjetër. Gushti është i dobishëm për të folur për dashurinë dhe për ta përkufizuar sa më mirë një marrëdhënie. Një parantezë e zbavitjes dhe kënaqësisë do t’ju paraqitet më 15 gusht. Në tërësi, i gjithë muaji provokon një situatë intriguese për ndjenjat. Këtë herë s’është nevoja t’i tregoni partnerit që ju jeni miku dhe dashnori më i mirë që ka takuar ndonjëherë! Përkundrazi. Është e rëndësishme t’i ktheni sytë nga vetja për të kuptuar nëse personi pranë jush është i duhuri për ju. Fundi i gushtit do të sjellë një reflektim të saktë për fatin tuaj në fushën e ndjenjave. Pra, kanë rrugë të lirë lidhjet me vlerë, lidhjet konstruktive dhe me plane. Duhet të bëni kujdes për çështjet financiare nga data 5 deri më 20 gusht, sepse ndihet kundërshtimi i Mërkurit. Do të ketë tensione të mundshme që kanë lidhje me paratë.

PESHQIT: Është një qiell i bukur për ata që duan t’i kapërcejnë krizat ose largësitë në tre muajt e fundit. Varet nga vullneti i secilit, por të premten, më 7 gusht, yjet ju ndihmojnë me ndjenjat. Ata që janë ndarë do të gjejnë një dashuri të re. Ata që e kanë vënë në diskutim një histori, mund të mendohen thellë. Keni Mërkurin dhe Venusin si aleatë dhe kjo është e rëndësishme. Në fundjavën e 15 gushtit, qielli do t’ju dhurojë diçka më tepër. Kthehet një dëshirë e madhe për të dashuruar. Derisa një dashuri të jetë pa probleme, do të jetë shumë e rëndësishme për ju që t’i thoni hapur ndjenjat tuaja, duke i shmangur përballjet që mund të jenë të pakëndshme për momentin. Ju nuk jeni nga ata njerëz që harrojnë lehtë. Prandaj, nëse sapo keni dalë nga një lidhje, mos bëni krahasime me të shkuarën tuaj. Çdo person është unik, ashtu si dashuria. Venusi është në favorin tuaj dhe ju sjell takime të këndshme, përforcimin e dëshirës. Takimet gjatë këtij muaji janë shumë intriguese. Për ata që dashurojnë dhe nuk duan të heqin dorë nga një pasion, është koha për të bërë një marrëveshje të re sentimentale. Ndiqeni intuitën tuaj në dashuri, sepse këtë herë nuk do t’ju mashtrojë. Nëse keni ndër mend të bëni njohje të reja, do t’ju rikthehet dëshira për të jetuar një lidhje plot pasion dhe surpriza edhe nga fundi i muajit.